12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Xhonturqit (1897) – Si i konsideronte Abdulhamiti ata?!

Më të lexuarat

Sapo kam mësuar se xhonturqit në Gjenevë kanë organizuar një kongres në kuptimin e plotë të fjalës, ndonëse mbledhjet ata i bënë në mënyrë të fshehtë*. Është për të ardhur keq që këta të rinj janë zvarritur në gjurmët e disa drejtuesve intrigantë, të cilëve u pëlqen vetja! Ata duan të përmbysin sistemin aktual duke gjetur pretekste hipokrite, si për shembull ndriçimin dhe përparimin e kombit, dhe duan gjoja të sjellin risi duke shkatërruar të gjitha ato gjëra që gjyshërit e tyre i kanë ndërtuar shekuj me radhë. Në të vërtetë, ata duan të marrin pushtetin duke rrëzuar drejtuesit me përvojë të qeverisë. Këta janë një grup hipokritësh dhe të mjerë, që mohojnë fenë dhe kombin e tyre. Nëse nuk do të ishte ashtu, ata nuk do të punonin për të shkatërruar qytetarët dhe vëllezërit e tyre në fe, duke bërë marrëveshje me fuqitë kristiane, që janë armiku ynë kryesor.

*Ne e dimë se në këto vite xhonturqit vazhdonin aktivitetet e tyre në qendrat e rëndësishme të Evropës. Ata që u larguan për në Evropë me mënyra të ndryshme, me qëllimin për të luftuar ndaj administratës së Abdylhamitit, u vendosën më tepër në París dhe rrethinat e tij. Në vitin 1897, xhonturqit, të kryesuar nga Mizanxhë Murat beu dhe Ahmet Riza beu, organizuan në Paris një kongres të përgjithshëm, ku morën pjesë edhe shumë çeta kryengritëse të jomuslimanëve, që ishin qytetarë të shtetit osman.

Shkëputur nga libri “Kujtimet e mia nga politika Sulltan Abdulhamitit”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit