6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Xhandarmëria serbe bastis shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB-së

Më të lexuarat

Shtëpitë e disa prej ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.

Rasti ka ndodhur mëngjesit e 6 marsit, është bërë e ditur nga Lëvizja e Progresit Demokratik.

Kjo pati ka reaguar fuqishëm duke e cilësuar presion ndaj shqiptarëve, e në veçanti ndaj familjes së Nadir Sefedinit.

“Dhuna të cilën e kanë ushtruar në mëngjesin e 6 marsit nuk e justifikon arsyen në letër, por vetëm qëllimin e njëjtë e me veprime të përsëritshme për frikësimin e banorëve nëpërmjet dhunës psikike e fizike ndaj qytetarëve shqiptarë e pronave të tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas kësaj partie, këto veprime kanë vetëm një qëllim final, pasigurinë e qytetarëve duke rrezikuar paqen dhe stabilitetin në Luginë të Preshevës, por edhe në rajon.

“Për rastin në fjalë jemi duke i njoftuar autoritetet ndërkombëtare si dhe qeveritë në Kosovë dhe Shqipëri, që të ndërmarrin masa konkrete ndaj veprimeve të tilla antinjerëzore e antishqiptare”.

“Prandaj dënojmë ashpër këto akte qyqare të mentalitetit millosheviqian, dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të mbajnë qetësinë, se ky vend është i banorëve të saj e veprimet e tilla nuk i shërbejnë të ardhmes evropiane”, thuhet tutje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit