15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vuçiq reagon pas konfirmimit të burgimit të përjetshëm të Ratko Mlladiqit: Serbë, mbajeni kokën lart!

Më të lexuarat

Ish-komandanti i ushtrisë serbe në Republika Srpska, Ratko Mlladiq, është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjyqi i Hagës, nën akuzën për gjenocid dhe krim kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lidhur me vendimin e Hagës kanë reaguar liderët botërorë, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden e ka përshëndetur vendimin – duke theksuar se shpreson që liderët në rajon do ta respektojnë vendimin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me një dozë ironie është munduar ta mohoj faktin për gjenocid të kryer nga forcat serbe – duke u ankuar se kinse vetëm serbët po dënohen dhe jo pjesëtarë të ushtrive tjera në luftërat e përgjakshme të Ballkanit.

Ai ka përmendur rastet e gjeneralëve kroat dhe të Naser Oriqit, që sipas tij në instancën e parë të gjykimit janë dënuar dhe më pas janë liruar.

Në seancën e Këshillit për Sigurisë të OKB-së, ku mori pjesë presidenti dhe kryeministrja serbe, Vuçiq ka këshilluar popullin e tij që ta mbajnë kokën lart, pasi sipas tij nuk është dënuar populli për asgjë.

Madje është munduar të arsyetoj veprimit e shtetit të tij, duke thënë se Serbia “dënon” krimin në Srebrenicë – ku mijëra boshnjakë civilë ishin vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Bosnje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit