16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vuçiq: Pala kosovare nuk dëshiron të flasë fare me neve

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se Serbia dëshiron të vazhdojë dialogun me Kosovën, por se është Prishtina ajo që nuk dëshiron që dialogu të vazhdojë.

“Ne dëshirojmë dhe duam të arrijmë një marrëveshje për të zhdukurit, por Prishtina është ajo që nuk e dëshiron këtë. Ajo nuk dëshiron të flasë fare me ne”, u tha Vuçiq gazetarëve sot, pasi vizitoi kantierin e ndërtimit Beogradi mbi Ujë.null

Vuçiq tha se nuk beson se “Kosova në këtë moment do të ndërmarrë ndonjë veprim serioz kundër serbëve në Kosovë, por se autoritetet atje kanë shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani me bashkësinë ndërkombëtare”.

Presidenti i Serbisë ka përmendur si shembull se procesi i dhënies së lejeve për vizita ishte rënë dakord dhe se Beogradi ka lejuar shumë njerëz nga Kosova që ta vizitojnë Serbinë, por se Prishtina nuk e ka lejuar drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq të vizitojë edhe kur iu tha se do të lejohej.

Mirëpo, Vuçiq nuk e ka treguar se një javë para se Petkoviq të provonte të hyjë në Kosovë, autoritetet serbe nuk kishin lejuar hyrjen në territorin e Serbisë katër ministrave të Qeverisë së Kosovës, ndonëse ata me kohë kishin bërë kërkesën për vizitë te autoritetet serbe.

Presidenti serb komentoi edhe deklaratën e Peter Stano, zëdhënës i BE-së, i cili më 6 dhjetor tha se parakusht për mbajtjen e takimit të radhës së palëve në dialogun Kosovë-Serbi është gatishmëria e palëve për të rënë dakord për rezultate konkrete në të mirë të qytetarëve të tyre.

“Kontaktet e fundit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri (Josep Borrell) dhe diplomacia e Përfaqësuesit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak treguan që aktualisht nuk ka gatishmëri”, tha Stano.

Në fund të nëntorit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Lajçak vizitoi Prishtinën e Beogradin në tentimin që të organizojë rundin e ri të takimit në nivelin më të lartë.null

Nga vizitat në Prishtinë e Beograd, burimet e Radios Evropa e Lirë kanë thënë se Lajçak megjithatë është kthyer krejtësisht i dekurajuar, pas bisedimeve me politikanët e Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit