6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka afate dhe kufizime për riregjistrimin e automjeteve me targat ilegale “KM” në RKS, por se ka thënë se “nuk mund të ndikojë në lëvizjet e njëanshme të kryeministrit Albin Kurtit”.

Vuçiq, i cili qëndroi sot në Novi Pazar, i bëri një sërë kritikash gazetarit të televizionit “N1“, i cili e pyeti nëse targat KM do të mbeten, duke qenë se presidenti në tetor të vitit të kaluar kishte shpallur “Nuk ka dorëzim, KM mbetet” dhe tha se “njerëzit duhet të shohin se çfarë po bëjnë kundërshtarët e tij dhe eksponentët e tyre”.

“Po mundohen t’ju thonë se kur Kurti bën diçka në mënyrë të njëanshme dhe terrorizon qytetarët tanë, për këtë nuk është fajtor Kurti, fajtor është Vuçiqi. Dhe çfarë mjetesh mund të përdor për të parandaluar dhunën ndaj serbëve përveç thirrjeve të vazhdueshme intensive për paqe, bisedime, kompromise dhe gjithçka tjetër, sepse nëse them se po shkoj me armë, do të jeni i pari që do të thoni se po na kthen në vitet 1990, po na çon në luftëra, sepse me ju parimet nuk ekzistojnë, por le të themi diçka kundër Vuçiqit”, tha presidenti.

Ai theksoi se është e qartë për të gjithë në “N1” se për çfarë bëhet fjalë dhe pas deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano është e qartë se Serbia nuk është pajtuar me asgjë dhe ai ka bërë të ditur sot se nuk ka afate apo kufizime.

“Ai ka përsëritur se Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia ka të drejtë, por se nuk e di nëse do ta detyrojnë Kurtin të zbatojë gjithçka”.

“Çka prisni tjetër nga unë”, ka pyetur Vuçiq, por nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse të gjithë ata që kanë automjete me targa KM do të duhet të riregjistrohen në targa të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Në një përgjigje me shkrim për media, Stano ka përsëritur se i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët për një takim në Bruksel më 4 prill.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në Bruksel, në takimin e 4 prillit do të diskutohet edhe për çështjen e targave.

Ai ka thënë se në takim do të diskutohen të gjitha detajet e lidhura me zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, për të cilën palët kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.

“Ndërkohë, BE-ja pret që të dyja palët të vazhdojnë të kontribuojnë në atmosferën për normalizim, pajtim dhe zbatim të shpejtë të obligimeve. Po ashtu, palët janë zotuar që të përmbahen nga veprimet që do të shkonin në drejtim të kundërt”, ka thënë zëdhënësi i BE-së më 31 mars.

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për të tejkaluar krizën rreth targave të makinave.

Deri atëherë, Kosova pati insistuar në riregjistrimin e të gjitha makinave me targave serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Mirëpo me marrëveshjen e nëntorit, Kosova është zotuar për heqje dorë nga masat ndëshkuese lidhur me targat, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa ilegale.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS.

Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia.

Deri atëherë, Kosova pati insistuar në riregjistrimin e të gjitha makinave me targave serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Mirëpo me marrëveshjen e nëntorit, Kosova është zotuar për heqje dorë nga masat ndëshkuese lidhur me targat, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa ilegale. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit