1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Vuçiç: Serbët që vizitojnë Shqipërinë, shqiptarët dhe maqedonasit që janë sot në Beograd më të sigurt

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët në Shkup, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kryeministrin e vendit Edi Rama u shpreh se hapja e kufijtë është shumë e rëndësishme dhe se qytetarët do të ndjehen më të sigurt.

Vuçiç theksoi se edhe sot serbët që kanë vizituar Shqipërinë pas këtij takimi do të ndjehen më të sigurt, po ashtu sipas tij edhe qytetarët në Ohër apo shqiptarët dhe maqedonasit që sot janë në Beograd ndjehen më të sigurt.

Po ashtu Vuçiç u shpreh se nuk ka përse t’i përgjigjet dikujt që nuk do të bëhet pjesë e këtij procesi, por kushdo që sipas tij do të ndryshojë mendim është i mirëpritur duke shtuar se kjo ide do të ndryshojë peizazhin ekonomik dhe politik.

“Ne kemi nënvlerësuar veten. Kufijtë e hapur janë të rëndësishëm sepse njerëzit do të ndihen më të mirëpritur. Qofshin Ohër, Prespë, Tirana, Beogradi, Novisadi…njerëzit do ta ndjejnë. Edhe sot serbët që kanë vizituar Shqipërinë dhe që ende janë në bregdetin shqiptar ndihen më mirë më të sigurt pas takimit të sotëm, është e njëjta gjë për qytetarët që shfrytëzojnë kohën në Ohër e njëjta gjë për shqiptarët e maqedonasit që janë sot në Beograd. Mendoj se kjo ide do të ndryshojë peizazhin ekonomik dhe politik. Gjithkush që do të vijë pas nesh në të ardhmen do të jetë i mirëpritur.  A mendoni së duhet t’i përgjigjem dikujt në rajon nëse nuk pranon të bashkohet? Jo . Nëse duan mund të bashkohen”, tha Vuçiç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit