16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Vrasin më shumë se duhani…

Më të lexuarat

Ndryshimet në stilin e të jetuarit janë pasuar më disa zakone të jetës së përditshme, që në fakt sipas ekspertëve dëmtojnë shëndetin më shumë se duhani.

Vetmia

Hulumtimet më të reja kanë treguar se izolimi social është sëmundje e shoqërisë moderne dhe më e dëmshme se helmimi me duhan. Gjithnjë e më shumë jemi të vetmuar dhe po humbim miqtë, kurse brengosëse është se shumica e të rinjve më lehtë komunikon përmes rrjeteve sociale se në mënyrë direkte. Përfundimisht vetmia po merr përmasën e epidemisë.

Të qëndruarit ulur

Sikur vetmia edhe të qëndruarit ulur, gjegjësisht mosaktiviteti fizik është diçka që po merr përmasa të epidemisë dhe që po i godet të gjitha moshat. Duke qëndruar ulur për shumë orë gjatë ditës shtohet rreziku për sëmundjen nga kanceri i zorrës së trashë apo kancerit të mushkërive pa marrë parasysh se a stërvitet individi gjatë ditës. Madje edhe me stërvitje të rregullta, qëndrimi ulur më shumë se tetë orë në ditë shton rrezikun nga probleme të ndryshme shëndetësore.

Mungesa e gjumit

Shkencëtarët kanë ardhur te përfundimi se personat që janë pak dhe që i mundon pagjumësia rrezikojnë të sëmuren nga sulmi në tru dhe zemër, madje mungesa e gjumit shkakton më herët këto pasoja se vetëm pirja e duhanit.

Solariumi

Shumë shtete në botë kanë ndaluar përdorimin e solariumeve sepse dermatologët kanë zbuluar se rrezatimi i shumtë në to shkakton kancerin e lëkurës madje edhe të mushkërive.

Ushqimi jo i shëndetshëm

Ushqimi i ëmbël dhe i përpunuar i pasur me acide të ngopura yndyrore ndikon në zhvillimin potencial të sëmundjeve vdekjeprurëse, sikur pirja e duhanit. Në vitin 2016, shkencëtarët të cilët merren me hulumtimin e rasteve të vdekjes si pasojë e të ushqyerit të keq, kanë përfunduar se shkalla e vdekshmërisë ka kaluar atë të alkoolit, drogës dhe pirjes së duhanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit