18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Volkswageni shtyn ose ndal “projektet e parëndësishme”

Më të lexuarat

Shefi i ri i grupit Volkswagen, Matthias Muller, ka njoftuar se kompania e tij do të bëjë ndërprerje të disa planeve, të cilat konsiderohen si “jo vitale” në mënyrë që të rikthehet sa më fuqishëm që të jetë e mundur.

Duke folur drejt 20 mijë punëtorëve, Muller ka thënë se kompania duhet ta kalojë sa më shpejtë krizën e përjetuar pas skandalit.

“Ne mundemi dhe do ta kalojmë këtë krizë, sepse Volkswageni është grup i fortë. Mbi të gjitha ne kemi skuadrën më të mirë në automobilizëm, të cilën e ëndërrojnë të gjithë”, ka thënë ai në një takim me punëtorët në Wolfsburg, transmeton koha.net.

Shefi i ri po ashtu tha se kompania po e heton origjinën e skandalit dhe shumë shpejt do të dalë me një përgjigje për zgjidhje të skandalit.

“Kemi vendosur që të rishikojmë planet tona për investime. Gjithçka që është absolutisht e panevojshme do të anulohet ose do të shtyhet”, ka thënë ai duke shtuar se “Volkswageni do të vazhdojë të punojë dhe të shtojë vende pune në të ardhmen”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit