16.3 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Vogëlushja siriane ka një mesazh për Donald Trump

Më të lexuarat

Vajza 7-vjeçare që bëri famë në Twitter me nofkën “Zëri i Alepos” ka folur përsëri – këtë herë rreth vendimit të Trump për të sulmuar bazat ajrore të Sirisë.
Refugjatja siriane Bana Alabed shkroi në Twitter disa orë pasi SHBA lansoi 49 raketa ‘Tomahavk’, për të treguar mbështetjen e saj.

Follow
Bana Alabed ✔ @AlabedBana
I am a Syrian child who suffered under Bashar al Asad & Putin. I welcome Donald Trump action against the killers of my people.
9:42 AM – 7 Apr 2017
2,467 2,467 Retweets 4,277 4,277 likes

“Jam një fëmijë sirian që ka vuajtur nga Bashar al Asad dhe Putin”, Alabed shkroi të premten në mëngjes, transmeton Gazeta Express.

“E mirëpres veprimin e Donald Trump kundër vrasësve të popullit tim”, tha ajo. Shkrimi i saj u shpërnda më shumë se 1,300 herë dhe vogëlushja nuk u ndal aty.

“Putin dhe Asad bombarduan shkollën tine, vranë shokët e mi dhe vodhën fëmijërinë time. Është koha që të dënohen vrasësit e fëmijëve në Siri”, vazhdoi ajo.

“Ne nuk duam LUFTË TË TRETË BOTËTORE. Nuk duam luftë në Siri. Të bashkohemi dhe t’u japim fund të gjitha luftërave”, tha ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit