19 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Virusi i gripit të derrave

Më të lexuarat

Kohët e fundit është shpallur gjendja e gatishmërisë botërore për përballimin e përhapjes së tipit të ri të virusit të gripit të derrave, pasi është sqaruar rrezikshmëria e këtij virusi të panjohur më parë.

Gripi i derrit njihet si sëmundje frymëmarrjeje që shkaktohet nga virusi i gripit të tipit A, që normalisht rastiset te derrat dhe kjo sëmundje mund të përhapet me shpejtësi. Ky lloj virusi njihet me emrin virusi i gripit të derrave (grippe porcine A/H1N1). Virusi A/H1N1 përbëhet nga përzierja e viruseve të gripit të derrit, njeriut dhe shpendëve.

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thotë se përhapja e gripit të derrit ndodh në dy mënyra; nëpërmjet kontaktit me derra të infektuar ose mjedise të ndotura me këtë virus ose nëpërmjet kontaktit me një person të prekur nga gripi i derrave. Kjo qendër ka arritur në përfundimin se virusi i gripit të derrit është ngjitës dhe përhapet mes njerëzve, por deri tani nuk dihet se sa lehtë ndodh kjo.

Ndërkohë statistikat tregojnë se numri i rasteve të infektuara me këtë virus të ri të gripit është me qindra në shumë vende të botës, ndërsa virusi i rrezikshëm ka shkaktuar dhjetëra të vdekur. Shifrat lidhur me atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH-ja) tashmë e quan gripi AH1N1, gjerësisht i njohur si gripi i derrave, përfshijnë 109 raste të konfirmuara dhe një vdekje në SHBA, dhe 156 raste të konfirmuara dhe nëntë të vdekur në Meksikë, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të internetit të OBSH-së (deri në kohën e shkrimit të këtyre rreshtave). Vendet e tjera ku janë konfirmuar zyrtarisht rastet e infektimeve janë: Austria (1), Kanadaja (34), Gjermania (3), Izraeli (2), Holanda (1), Zelanda e Re (3), Spanja (13), Zvicra (1) dhe Britania e Madhe (8). Por statistikat e tjera jozyrtare tregojnë shifra më të larta. Për shembull, në Meksikë mendohet se më shumë se 176 persona kanë vdekur gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që autoritetet e vendit më të prekur nga sëmundja kanë konfirmuar vdekjen e vetëm 12 pacientëve.

Përhapja e tij e shpejtë nga njeriu i goditur te tjetri ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të paralajmërojë se ky virus i ri mund të shndërrohet në një epidemi botërore. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rritur shkallën e rrezikshmërisë.

OBSH ka konfirmuar se të paktën disa nga rastet te njerëzit, janë varietete që nuk janë parë më parë të virusit H1N1 të gripit të llojit A. H1N1 është gati i njëjti lloj i virusit që shkakton shpërthimin sezonal të gripit tek njerëzit. Por varianti më i fundit i H1N1 është i ndryshëm. Ai përmban një material gjenetik që gjendet tek lloji i gripit që prek njerëzit, shpendët dhe derrat. Viruset e gripit kanë aftësinë të këmbejnë komponente gjenetike me njëra-tjetrën dhe duket se versioni i ri i H1N1 rezultoi nga përzierja, brenda të njëjtës specie, e varianteve të ndryshme të virusit që zakonisht prekin specie të ndryshme. Derrat përfaqësojnë një ambient ideal për përzierjen e këtyre viruseve me njëra-tjetrën.

Virusi i derrave dhe madhështia e mësimeve të pastra islame

Tani, vëllezër të nderuar, pasi i pamë të vërtetat dhe dëshmitë, deshi vullneti i Allahut të Lartësuar që ky fenomen të shfaqet si një shenjë dhe argument prej argumenteve madhore të Tij, të dëshmojë për madhështinë e mësimeve të pastra islame dhe dëshmi kundër atyre që akoma vazhdojnë të mohojnë Allahun dhe fuqinë e Tij. Allahu i Lartësuar thotë:

“Me të vërtetë, Allahu ua ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirplotë.” (Bekare: 173)

Prandaj, prej gjërave që Allahu na ndaloi t’i hamë është edhe mishi i derrit për shkak të rrezikut, dëmit dhe sëmundjes së tij. Derri konsiderohet një kafshë e ndyrë si ndyrësira e kafshës së vdekur, gjakut dhe asaj që nuk është therur në emër të Allahut.

Feja jonë e pastër na ndalon çdo gjë që është e dëmshme dhe e ndyrë. Allahu çdo gjë të cilën e ndalon, na ndalon për shkak të mëshirës së Tij ndaj robërve të Vet dhe për shkak të urtësisë madhore të cilën nuk e di askush përveç Tij. Allahu thotë:

“Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve.” (Ahzab: 43)

E lusim Allahun e Lartësuar që me këtë ajet kur’anor t’i udhëzojë zemrat tona! E lusim Atë, që ta zbresë mëshirën e Tij mbi robërit e Vet, dhe këto sprovime e bela të jenë mësim e këshillë me shpresë se Ai do t’i udhëzojë ata, të cilët janë të humbur dhe larg së vërtetës. Prej Tij kërkojmë udhëzimin, mirësinë, dritën dhe shpëtimin për të gjithë.

Përgatiti: Almedin Ejupi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit