12.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Vihet gurthemeli i xhamisë në fshatin Dobërdol të Podujevës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 16 shtator 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë sot në vënien e gurthemelit të xhamisë në fshatin Dobërdol të Podujevës.Ai duke uruar banorët, falenderoi edhe donatorin për këtë gjest të madh dhe u shpreh tejet i lumtur që dita-ditës po ndërtohen xhami të reja, ku besimtarët mund të kenë mundësi t’i kryejnë ibadetet ndaj Zotit.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, Mensur ef. Hoti, duke falënderuar donatorin uroi që iniciativa e tij për ndërtimin e kësaj xhamie të shërbej si shembull për të tjerët.

Krahas kësaj xhamie, në ndërtim e sipër janë edhe shumë xhami të tjera në gjithë vendin.Bashkësia Islame e Kosovës është duke bërë përpjekje maksimale për ndërtimin e infrastrukturës për t’i përmbushur kërkesat e besimtarëve anekënd Kosovës.

The post Vihet gurthemeli i xhamisë në fshatin Dobërdol të Podujevës appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit