15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Videothirrjet në Firefox

Më të lexuarat

Pasi që shumicën e kohës së kaluar pranë kompjuterit e kalojmë duke përdorur shfletuesin e internetit, në Mozilla e gjetën të arsyeshme të përfshijnë mundësinë e bërjes së video-thirrjeve.

Në konferencën IETF 83 në Paris Mozilla demonstroi implementimin e WebRTC – një komponentë kjo e HTML5 e cila mundëson video dhe audio thirrjet, dhe shkëmbimin e fajllave. Për paraqitje në sistem përdoret Social API i Mozillas, e për ndryshim nga ueb zgjidhjet e ngjashme, sistemi për video-thirrje të cilin e demonstroi Mozilla nuk kërkon kurrfarë plug-in shtesë.

Ende nuk është përcaktuar nëse mundësia e kryerjes së video-thirrjeve do të përfshihet në ndonjërin nga versionet e ardhshme të Firefoxit. Edhe lojtarët e tjerë të mëdhenj në këtë fushë, e ata janë Microsoft, Google dhe Opera, kanë shprehur përkrahjen për standardin WebRTC. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit