4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Të palumturit kalojnë kohë në Facebook

Më të lexuarat

Njerëzit që kalojnë shumë kohë në Facebook janë më pak të lumtur me jetën e tyre. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët e Universitetit të Gotenburgut në Suedi, të cilët tregojnë se shumë përdorues të internetit hyjnë në rrjetin shoqëror sapo ndezin kompjuterin.

Kjo sjellje, sipas tyre, është një varësi nga e cila rrezikohen personat me të ardhura të pakta dhe ata me arsim të ulët. Nga sondazhi suedez, doli se 85% e atyre që navigojnë në internet hyjnë çdo ditë në Facebook dhe gjysma e tyre kanë deklaruar se gjëja e parë që bëjnë pasi ndizet kompjuteri është hyrja te profili. Në sondazh morën pjesë 1.000 persona të moshës 18-73 vjeç.

Për sa i përket gjinisë, femrat janë në përgjithësi më aktive se meshkujt në Facebook./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit