9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Videoja e kameramanit të AA-së detyron ushtrinë izraelite të hetojë vrasjen e palestinezit

Më të lexuarat

Pas publikimit të pamjeve të xhiruara nga kameramani i agjencisë turke të lajmeve Anadolli (AA) për vrasjen e një të riu palestinez në Betlehem nga ushtarët izraelitë, ka nisur hetimi ndaj ushtarëve të shfaqur në video.

 

Sipas lajmit të “Times of Israel”, ushtria izraelite ka nisur hetimin për ngjarjen e datës 16 janar në qytezën Takku, e varur nga qyteti i Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, pas shfaqjes së imazheve, ku ushtarët izraelitë janë duke vrarë 17-vjeçarin palestinez, Kusay Al-Amur.

Në hetimin që ka ngritur ushtria izraelite pretendohet se i riu palestinez ka bërë veprime “provokuese” ndaj ushtarëve izraelitë, thuhet në vijim të lajmit.

Kameramani AA-së kishte qenë duke xhiruar gjatë konfrontimit që ndodhi në qytezën Takku të Betlehemit ndërmjet ushtarëve izraelitë dhe të rinjve palestinezë. Kameramani kishte filmuar edhe momentin e vrasjes së al-Amurit nga ushtarët e Izraelit dhe ngjarja kishte ngjallur një indinjatë të madhe pas publikimit të videos në median ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit