6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

(Video) Ndërtesa rrënohet si kullë prej letrës, dhjetëra të zhdukur

Më të lexuarat

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë të ngujuar mes rrënojave të një ndërtese të lartë në qendër të Dar es Salamit në Tanzani. Nga rrënojat deri tashti janë nxjerr 13 persona, njofton BBC. Rreth 45 persona janë zhdukur, duke përfshirë punëtorët, banorët dhe fëmijët nga një shkollë e afërt. Pjesa e ndërtuar kishte arritur deri në katin e 12-të dhe ajo rrënua derisa po vazhdonte ngritja e kateve të tjera më të larta. “Mendova se bëhet fjalë për tërmet, kurse pastaj dëgjova klithmat e njerëzve. E tërë ndërtesa është rrënuar”, tregoi dëshmitari Musa Mohamed. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e shpëtimit, të cilat janë duke gjurmuar për njerëzit e mbetur gjallët./koha/kohaislame  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit