8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Përpjekje e re për dialog, në Moskë fillon takimi për Sirinë

Më të lexuarat

Në takimin që do të mbahet me dyer të mbyllura, do të marrin pjesë 36 anëtarë të Komitetit Koordinues Kombëtar

 

Në kryeqytetin rus, në Moskë fillon takimi mes autoriteteve siriane dhe opozitës, raporton Anadolu Agency (AA).

 Takimi i cili do të mbahet me dyer të mbyllura, ku do të marrin pjesë 36 anëtarë të Komitetit Koordinues Kombëtar, të cilën në mas të madhe e pranoi qeveria siriane. Pritet që takimi të zgjasë së paku dy ditë dhe do të ndiqet nga një delegacion i regjimit sirian të kryesuar nga përfaqësuesi i Sirisë në OKB, Bashar Al-Caferi.

Gjithashtu, në të njëjtën ditë të takimit të delegacionit të regjimit sirian duhet të marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov.

Protestat kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad nisën më 15 mars 2011, të cilat ishin shtypur me forcë, ku shkaktuan fillimin e luftës civile në vend. Në Siri janë vrarë më shumë se 200.000 persona dhe miliona janë zhvendosur./aa.com.tr/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit