15.7 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Vetëm ministri Sefaj nga institucionet e ka mbështetur financiarisht familjen e heroit Enver Zymberi (Dokument)

Më të lexuarat

Nga mediat dje është raportuar se familja e heroit Enver Zymberi, i cili u vra duke mbrojtur territorin e Kosovës, tani jeton me vetëm 240 euro në muaj.  Madje, gruaja e policit të vrarë në vitin 2011 kërkon nga institucionet përgjegjëse së paku një vend pune.

Për dallim nga institucionet tjera dhe nga paraardhësit e tij, ishte i vetmi ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ai i cili ishte përkujdesur që ta ndihmoj këtë familje dhe familje e policëve tjerë të rënë në detyrë.

Portali Veriu.info ka siguruar vendimin e ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj, të nënshkruar më 11 dhjetor 2017, më të cilin 17 familjeve të policëve të rënë në detyrë ua ndanë nga 1 mijë euro mbështetje financiare.

“Në bazë të këtij vendimi mjetet në vlerë prej 1000 eurosh (për familje) i janë ndarë 17 (shtatëmbëdhjetë) familjeve të zyrtarëve policorë që kanë rënë në krye të detyrës”, thuhet në vendimin e siguruar nga portali Veriu.info.

Enver Zymbery mbeti i vrarë kur shteti i Kosovës, tentoi ta shtrijë sovranitetin në veri në korrik të vitit 2011. Ai ishte shpallur edhe Hero i Kosovës nga Presidenti. Pas atij aksioni Shteti ka vënë kontroll mbi pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit