18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Avujt e alkoolit marrin jetë: Ky është i riu që vrau shokun e tij

Më të lexuarat

Një konflikt në gjendje të dehur mes dy miqve ka pasur në përdorimin e një thike që i ka marrë jetën njërit prej tyre.

Raportohet se viktima dhe autori, të dy banues në fshatin Hot i Ri ishin shokë me njeri-tjetrin, e ngjarja ka ndodhur teksa ndodheshin në lokal me disa miq të tjerë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnate në fshatin Hot i Ri të Shkodrës.

Viktima dhe autori kanë nisur një debat me sharje e fyerje dhe më pas kanë dal jashtë lokalit ku konflikti banal për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës së ftohtë nga ana e 27-vjeçarit Kristian Shkambi (NE FOTO), i cili ka goditur për vdekje 28-vjeçarin Kolë Fermosi.

Pavarësisht ndihmës së dhënë duke e dërguar menjëherë në spital, 28-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë.

Ndërkohë autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia pak minuta pasi kishte kryer krimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit