31.7 C
Pristina
Saturday, August 6, 2022

Vetëm makina elektrike? Gjermania nuk është dakort

Më të lexuarat

Atdheu i markave prestigjoze, kundër një projekti europian.

Qeveria gjermane nuk do të pajtohet me një plan të Bashkimit Evropian që do të ndalonte de fakto shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme nga viti 2035, tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

Ky vendim do të reduktonte emetimet e gazeve serrë me 55 për qind deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Eurodeputetët mbështetën propozimin e Brukselit në fillim të këtij muaji dhe tani po fillojnë negociatat me vendet e BE-së për një projekt-ligj përfundimtar.

Por ministri gjerman i Financave vuri në dukje një pengesë për këtë plan.

Do të ketë ende kërkesë për motorët me djegie të brendshme, kështu që ndalimi është i gabuar, tha Lindner në një tubim të organizuar nga Shoqata Gjermane e Industrisë.

Qeveria nuk do të pajtohet me një ligj të tillë europian, tha ministri i Financave, duke theksuar se njëherësh Gjermania do të vazhdojë të jetë tregu lider për automjetet elektrike./tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit