12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vendimi për Kosovën – historik për Shqipërinë

Më të lexuarat

Në fjalën e mbajtur para deputetëve, në mbledhjen e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u përqendrua tek vendimi historik që komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës morën të hënën në Vjenë, për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

“Sot është një ditë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot, në Vjenë, komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës vendosin për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo është një ditë e veçante për Kosovën, një ditë historike për të, pas pavarësisë është arritja më e madhe”, ka thënë kryeministri Berisha.

“Kjo është një ditë historike për të gjithë shqiptarët dhe natyrisht është një moment mirënjohje për të gjithë ata, që mbështetë autoritetet e Kosovës, qytetarët e këtij vendi që dolën nga një luftë shkatërrimtarë, të cilët mbështetën gjatë gjithë këtyre viteve për të ndërtuar institucionet e tyre, për të ndërtuar shtetin ligjor, funksionimin e demokracisë dhe të tregut të lirë”.

“Është një vlerësim maksimal për qytetarët e Kosovës, për autoritet e Kosovës, institucionet shtetërore, administratën qeveritare, shoqërinë civile të Kosovës, të cilët arritën me përkushtim të madh ndaj vlerave të demokracisë dhe ligjit të meritojnë sot, më 2 korrik vendimin për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, që përbën dhe një akt tjetër madhor besimi të paprecedent për shtetin e Kosovës; për Kosovën e pavarur; për standardet që ky vend në një kohë të shkurtër ka realizuar në respektim të plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut, në respektim të plotë të lirive dhe të drejtave të minoriteteve, në zbatim të ndershëm dhe rigoroz të projektit të Presidentit Ahtisari për Kosovën e pavarur dhe qëndrimet e qarta të autoriteteve të Kosovës për të shndërruar Kosovën në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon; në angazhimin e tyre në një proces të vështirë, por serioz negociatash me Serbinë për zgjidhjen e problemeve të mbetura; në luftën e tyre eficente kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Pra mendoj se kjo ditë është një ditë ndër më të rëndësishmet në historinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë rast dua të përcjell në emër të qeverisë dhe në emrin tuaj përshëndetjet me të përzemërta dhe më vëllazërore për të gjithë qytetarët e Kosovës, institucionet e këtij vendi, qeverinë e Kosovës, që me përkushtimin e tyre, vendosmërinë e tyre bënë të mundur që në një hark kohor të shkurtër, vendi i tyre, shoqëria e tyre të meritojë një besim të madh kryesor”.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që bënë të mundur këtë arritje madhore. Dua të garantoj qeverinë e Kosovës dhe qytetarët e këtij vendi se qeveria shqiptare është dhe do të mbetet e vendosur për bashkëpunim të ngushtë dhe të gjithanshëm, ndërtimin e të ardhmes sonë të përbashkët në BE, do të mbështesë Kosovën, në të gjithë rrugën e saj drejt integrimit në institucionet euroatlantike”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Berisha.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit