17.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Vendet më optimiste për rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia

Më të lexuarat

Më shumë se gjysma e njerëzve në Kinë mendojnë se ekonomia e vendit tashmë është e rikuperuar nga pandemia.

Kjo është një nga gjetjet kryesore nga një sondazh i kryer nga Ipsos dhe Forumi Ekonomik Botëror, midis 25 qershorit dhe 9 korrikut. Në total, më shumë se 21,500 persona në 29 vende u pyetën në lidhje me pikëpamjet e tyre për jetën ekonomike pas pandemisë.

Rreth 56% e të anketuarve në Kinë thanë se gjerat tashmë janë kthyer aty ku duhet ë ishin. Kjo përqindje shkoi në 83, për ata që mendonin se rimëkëmbja ekonomike do të ndodhë brenda një viti.

Edhe në Arabinë Saudite, shumica e njerëzve (63%) mendojnë se ekonomia do të rimëkëmbet brenda një vit. Ndërsa 25 për qind e tyre mendojnë se ekonomia tashmë është rimëkëmbur.

Në disa vende të tjera optimizmi është më i ulët. Nga 29 vendet e arketuara, Rusia, Kolumbia, Afrika e Jugut dhe Rumani, janë vendet ku njerëzit janë më pak optimist për një rikuperim të shpejtë të ekonomisë.

Në Rusi, vetëm 4% e njerëzve mendojnë se rimëkëmbja ka ndodhur dhe vetëm 6% më shumë mendojnë se gjërat do të jenë më mirë brenda një viti. 66% e ruseve mendojnë se ekonomisë do ti duhet të paktën tre vjet për t’u rimëkëmbur.

Gjysma apo dy të tretat e të anketuarve në Afrikën e Jugut, Argjentinë, Rumani, Kolumbi, Hungari dhe Poloni thonë se ata mendojnë se rimëkëmbja ekonomike është më shumë se tre vite larg, pas pandemisë.

Duke parë përpara

Kur bëhet fjalë për pyetjen se kush duhet të marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e një vendi drejt rimëkëmbjes ekonomike, përgjigjja e dhënë më shpesh nga të anketuarit ishte qeveria e tyre. Mesatarisht në të gjitha 29 vendet, ky ishte mendimi i 53% të anketuarve. Por 48% e njerëzve nuk e përmendën fare qeverinë e tyre kur mendonin se nga mund të vinte një rimëkëmbje, duke treguar një mungesë të mundshme besimi tek udhëheqësit e tyre kombëtarë.

Në Rusi, nëntë nga 10 të anketuarit thanë se qeveria mban përgjegjësinë për zgjidhjen e gjërave. Vendet e tjera që mendonin ëkshtu përfshijnë Hungarinë (88%), Korenë e Jugut (86%), Kinën (78%), Malajzinë (73%) dhe Arabinë Saudite (70%).

Njerëzit u pyetën edhe në lidhje me bizneset e vogla, nese ato janë përgjegjëse për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë. Një përqindje e vogël e njerëzve në Rusi (7%), Korenë e Jugut (10%), Hungari (14%) dhe Arabinë Saudite (19%) menduan se ishte kështu. Ato vende ku numri më i madh i njerëzve mendojnë se bizneset e vogla kanë një rol të madh për të luajtur, janë të gjitha spanjishtfolëse.

Shenjat e rikuperimit

Sondazhi gjithashtu nxorri në pah se si njerëzit përceptojnë një rimëkëmbje ekonomike, shenjat që atyre u tregojnë se gjërat po përmirësohen. Rezulton se ka dy gjëra që i bëjnë njerëzit të mendojnë se gjërat po përmirësohen. E para është kur ata shohin njerëz që ata i njohin të rikthehen në punë ose të gjejnë një punë të re. Mesatarisht 79% e njerëzve e dhanë atë si përgjigjen e tyre kryesore. Shenja e dytë ishe hapja e bizneseve të reja.(78%).

Një rritje e turizmit u përmend gjithashtu si një shenjë kryesore e rimëkëmbjes me një mesatare globale prej 72%. Përqindja më e lartë e njerëzve që mendojnë kështu ishte në Kinë (90%), Arabinë Saudite (85%) dhe Afrikën e Jugut (84%), dhe më e ulëta në Argjentinë (52%), Rusi (59%) dhe Kolumbi (60%).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit