Veç fuqinë e Zotit nuk e kanë llogaritur…

Më të lexuarat

Kjo skotë idiotësh përballë mësimeve që vijnë nga historia me vetë ata protagonistë

Më shumë se kriminale, skota që udhëheq shtetin izraelit është po aq dhe idiote. Mësimet nga e kaluara, e largët dhe e afërt, biblike e kuranore, janë të mjaftueshme për një mendje me inteligjencë normale për të kuptuar se ku të çon rruga që ata ndjekin, cila është epilogu i saj, kush është humbësi dhe triumfuesi në fund.

Në këtë kontekst, studiuesi Behar Kaceli ofron qasjen tjetër ndaj Gazës, asaj ku potencohet roli hyjnor në të, me prova të qarta të deritanishme se si asnjë plan, sado i dëtajuar e sado mizor, nuk ka mundur ta nënshtrojë Gazën, pra ta zhbëjë atë nga palestinezët e atyshëm, shndërruar në mbinjerëz nga përballja supervitale me ekstremin e brutalitetit ndaj tyre, pa asnjë shenjë se ata mund ta lënë atë tokë një ditë.

Shkruan ai:

Në lojën e madhe të politikës dhe luftës, Izraeli ka bërë llogaritë e tij me saktësi matematikore, si: fuqia ushtarake, mbështetja e aleatëve ndërkombëtarë, heshtja dhe servilizmi i shumë vendeve arabe, kontrolli i narrativës globale dhe arroganca e një sigurie të mbështetur mbi teknologji dhe diplomaci.

Por në gjithë këtë kalkulim, ka harruar një gjë thelbësore, fuqinë e Zotit, e cila nuk matet me statistika, nuk përkufizohet nga armët dhe nuk ndalet nga asnjë kufi.

Nga ana tjetër, shumë liderë arabë kanë bërë edhe ata llogaritë e tyre, si: frikën nga USA, spiunazhin dhe ndërhyrjen e Mosadit, ruajtjen e pushtetit të tyre të brishtë, dhe sidomos mosprishjen e rehatisë personale. Kanë rënë në një servilizëm të turpshëm, duke u bërë më shumë mbrojtës të Izraelit sesa të popujve të tyre.

Mirëpo, kanë harruar të vetmen frikë që duhej t’i udhëhiqte, frikën nga Zoti.

Kjo harresë kolektive nuk është thjesht gabim strategjik, më shumë është një devijim moral. Sepse kur një popull ose një udhëheqje harron që mbi çdo fuqi njerëzore qëndron një Fuqi Absolute, atëherë ka nisur rënien e tij.

Historia e ka treguar me shembuj të panumërt se kur njerëzit i kthejnë shpinën Zotit dhe shpresën ia varin veç vetes, dështimi nuk është çështje “nëse”, por “kur”.

E vërteta është e qartë: “Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj padrejtësive”. Ai nuk fle. Dhe kur vjen ora e Tij, asnjë fuqi nuk mund të qëndrojë përballë. E kur vjen ora e drejtësisë hyjnore, nuk do të ndihmojnë as armët, as paratë, as aleatët, vetëm qëndrimi i sinqertë dhe frika ndaj Zotit do të kenë vlerë.

Sot, më shumë se kurrë, bota ka nevojë të rizgjojë këtë vetëdije: se ekziston një Zot që sheh, dëgjon dhe vepron. Dhe se çdo padrejtësi, çdo dhunë ndaj të pafajshmëve, çdo tradhti ndaj kauzave të drejta, ka për të pasur një fund, sepse Fuqia e Zotit nuk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit