Presioni ndaj Izraelit për katastrofën humanitare në Gaza po rritet ndjeshëm, jo vetëm nga aktivistët dhe organizatat humanitare, por edhe nga vendet perëndimore dhe media kryesore.
Sipas analistëve, presioni që fillimisht vinte nga të rinjtë, të majtët progresistë dhe vendet në zhvillim, tani është shtrirë në qendrat politike të SHBA-së dhe Europës.
Në rrjetet televizive amerikane dhe franceze po përmendet gjithnjë e më shpesh fjala “gjenocid” dhe flitet hapur për urinë ekstreme në Gaza.
Sondazhet në SHBA tregojnë se vetëm 8% e anëtarëve të Partisë Demokratike mbështesin veprimet e Izraelit. Shkak për këtë zhvendosje janë pamjet tronditëse të fëmijëve të uritur deri në vdekje, që po qarkullojnë në mbarë botën.
Ndjenja e fajit global ka bërë që gjithnjë e më shumë qytetarë të kërkojnë llogari nga qeveritë e tyre, duke ushtruar presion për ndryshim. Kjo duket se po çon drejt një ndryshimi të qëndrimeve zyrtare në Perëndim. /mesazhi
