18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Vdes një 12 vjeçe në plazhin e Divjakës

Më të lexuarat

Një 12-vjeçare ka ndërruar jetë në plazhin e Divjakës, ndërsa kushërira e saj 11 vjeçe ka shpëtuar.

Mësohet se rreth orës 16:00 të së hënës 12 vjeçaren G.A, së bashku me kushërirën e saj, 11-vjeçaren M.L i ka marrë rryma dhe kanë rrezikuar të mbyten.

Në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, 15-vjeçari A.M, i cili me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë i ka nxjerrë në breg të dyja vajzat, por ka mundur të jetojë vetëm M.L, pasi vajza 12 vjeçare G.A ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dërguan me urgjencë në spital djalin që shkoi për të shpëtuar vajzat pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, për shkak të ujit të tepërt që kishte konsumuar.

Aktualisht djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu edhe vajza tjetër që shpëtoi M.L nuk ka probleme për jetën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit