12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Varhelji ia bën sërish të qartë Serbisë se rruga për në BE kalon kah Kosova

Më të lexuarat

Poashtu ai tha se përparimi në sundimin e ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën janë thelbësore për rendin.

Këtë deklaratë ai e bëri para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Strasburg, ku po diskutohen raportet vjetore për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Varhelji deklaroi se Serbia ka plotësuar kushtet për hapjen e grupeve 3 (konkurreshmëria dhe rritja) 4 (agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme).

Ai falënderoi ambasadorët Tanja Fajond he Valdimir Bilqik që zhvilluan me sukses dialogun ndërpartiak dhe arritën një marrëveshje në kuadër të dialogut, transmeton lajmi.net.

Në diskutimin i cili po vazhdon ende deputeti gjerman, Michael Galer deklaroi se është i shqetësuar për praninë e Rusisë në Serbi dhe pyeti nëse nisma “Open Ballkan” i përshtatet planeve të Bashkimit Evropian.

“Kur bëhet fjalë për Open Ballkan, bashkëpunimi rajonal ku të gjithë janë të pranishëm është e vetmja rrugë përpara dhe kjo është arsyeja pse ajo nismë mbështetet”, tha ai.

Kurse deputeti nga Kroacia, Tonino Picula tha se Serbia bie sipas të gjitha gjasave sa i përket kritereve në lirinë e medias, demokracinë dhe luftën kundër korrupsionit.

Ai pyeti se pse nuk u përmend korrupsioni në lidhje me zyrtarët e lartë shtetërorë të përmendur në media.

Duke iu përgjigjur Pikulës, Varhelji tha se ka përparim, por se duhet bërë më shumë punë dhe se është një shenjë e mirë që Parlamenti serb ka miratuar tashmë Kodin e Sjelljes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit