Varësia nga rrjetet sociale!!
Nëse vazhdon të hash ushqime të dobëta dhe i futesh çdo ditë ushqimeve të shpejta, do ta ndjesh trupin që të bie. Do të humbasësh energjinë, mendja do të lodhet, dhe trupi do të bëhet i rëndë, sikur të ishe një makinë e prishur – as nuk të sjell dobi, as nuk i sjell dobi tjetrit.
E njëjta gjë ndodh me mendjen.
Kur e ushqen vetëm me video të shkurtra si reels, TikTok apo cicërima të zbrazëta, kur e mbush me ide të kota, llafe pa lidhje dhe thashetheme – ajo ngarkon zemrën me stres, shpirtin me ankth, dhe të fut në një depresion që nuk ka ilaç.
Shumë njerëz, nga padija, kërkojnë shëndet dhe qetësi me obsesion, duke menduar vetëm çfarë duhet të bëjnë që të bëhen më mirë – por harrojnë të ndalen nga ato që po i dëmtojnë përditë.
Nuk e kuptojnë se ndonjëherë shpëtimi nuk vjen nga shtimi i gjërave të reja në jetë, por nga heqja e atyre që po e lodhin mendjen e shpirtin.
Urtësia e vërtetë është kjo: të dish jo vetëm çfarë të ndjekësh, por edhe çfarë të lësh pas dore.
Sepse mendja e mençur është ajo që e dallon kur po shkon në rrugë të gabuar dhe ndalet. Lexon vetëm atë që i bën mirë, flet vetëm kur biseda ka vlerë, dhe luan vetëm me gjëra që e bëjnë më të zgjuar – jo ato që e tërheqin në marrëzi dhe paqe shpirtërore.
