10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Vajzat që pash në ëndërr i njoha përmes kaptines A’rafë!

Më të lexuarat

Shkruan: Ylber Veliu

 

Para se të bie në gjumë bëra disa pyetje vetës,duke mos gjetur përgjigje i dëshpëruar u shtriva në shtratin tim të fort ashtu duke u dridhur më kishte zënë gjumi. Pashë në ëndërr një humnerë e mbushur përplot vasha të bukura. Më thirrnin në ndihmë,sapo zgjatja dorën humnera thellohej çdo here e më shumë. I Lartësuar qoftë Allahu,fillova të pyes ç’po ndodh!? Më humbën vashat nga shikimi,po mëshirë më erdhi një zë “Mjerët ne,Mjerët ne! Ruajuni dënimit të Allahut,Ruajuni dënimit të Allahut!”.

Ezani i myezinit të qytetit më zgjoi nga gjumi,pashë se kishte filluar të zbardhë dita. Mora abdes u parfymosa mire dhe fillova të fal namazin e sabahut.

E fillova namazin me leximin e disa ajeteve të kaptines A’rafë dhe kur arrita te fjalët e Allahut:

“O bijtë e Ademit,Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e Allahut,ashtu që të përkujtojnë” [A’rafë,26].

Mu hap gjoksi dhe fillova ta kuptoj ëndrrën që pash pak para se të hynte koha e sabahut. Filloi të më kujtohet mënyra e ecjes kur kaloj para vajzave “myslimane” e më duhet të strukem dhe ta ul shikimin përtokë. Thash me vete,kjo qenka kaptina që duhet lexuar më shpesh!

Mbërrita në ajetin e 27-të kaptinës A’rafë ku thotë Allahu i Madhërueshëm:

“O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë”.

E tashmë ëndrrën e kuptova rrënjësisht. Vashëzat e bukura paskan qenë vashat që ma ulin kokën përtokë,vërtetë Allahu i kishte ulur ne një nivel të ulët ne botën tjetër.

Oj motër e dashur athua vallë a nuk te vjen turp,që nuk të vjen turp? Sa djem të rinjë e të etur për ju i bini të bien në mëkat,pse nuk bëheni shkak që ata të kenë turp nga vetja e tyre,pse bëheni prehje e tyre e paligjshme,pse për kënaqësitë e dunjasëi shitni ato të ahiretit. Pse? Ju lutem më tregoni.

Vallë a nuk e keni dëgjuar fjalën e Allahut ku thotë: “Atëherë me mashtrim I zbriti në nivel të palakueshëm” [A’rafë,22].

Këtu është fjala për Ademin dhe Havanë kur gabuan dhe hëngrën nga pema e ndaluar,po dije se kjo vlen edhe për ty. Pse vallë ti nuk e ndjen veten të mashtruar? Ty të ka zbritur në nivel më të ulët se ai i palakmueshmi. Fillo merr masa ndaj vetes se po qe se mendon të vazhdosh kështu dije se humnera të pret dhe ke humbur vetën përgjithmonë.

Ç’flet ti o autorë,a ke harruar se Allahu është i Gjithmëshirshëm? Jo motër nuk kam harruar,po më duket se paskeni harruar ju se i Gjithmëshirshmi është edhe Ndëshkues i rreptë. Vallë ky atribut i Zotit a s’të kujtohet apo nuk donë ta kujtosh?

A nuk është koha për ndryshime? A nuk është koha që zemrat e besimtarëve të zbuten duke lexuar fjalët e Allahut?

Lexues i dashur nëse ende se ke kuptuar,bëhet fjalë për motrat tona që me veshjet e tyre kanë kaluar çdo kufi,kanë fituar çmimet e konkurseve marramendëse për lakuriqësi. Këtë konkurs e kemi fituar ne,se konkursi për dituri është larg mundësive dhe aftësive tona për të fituar çmim. Lus Allahun që të na pajis me dituri,e të na largoj nga veset dhe cytjet e Iblisit. Allahu i udhëzoftë motrat dhe vëllezërit tanë në rrugën e drejtë në rrugën e atyre që fituan kënaqësitë e Allahut,e jo në rrugën e atyre që e humbën veten dhe kundër vetes tërhoqën hidhërimin e Allahut. Allahu na takoftë në bahçe prej bahçeve të xhennetit e jo në humnera prej humnerave të xhehenemit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit