14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Kush nuk ka edukatë dhe moral, nuk ka as dituri!

Më të lexuarat

Shkruan: Ylber Veliu

Padyshim se nga gjerat më të dashura tek Allahu është edukata dhe morali I mire. Rastisë të pyet dikush për edukatën dhe moralin, vërtet për to nuk ekziston definicion real dhe gjithëpërfshirës. Që të dyja janë virtyte që për to duhet kohë e gjatë për ti përvetësuar dhe praktikuar në jetë,jo një ditë,a një javë po tërë jetën derisa shikimi yt të mbetet i shtangur në njërin prej skajeve të dhomës çast në të cilin vetëm se më ti ke pare vendbanimin tënd në ahiret.

Historia që nga kohërat e injorancës e deri më sot, ujitë zemrat tona me ngjarje dhe ndodhi në të cilat gjenden personazhe që jo shpeshherë jemi mësuar që me kristalin e syzeve tona të lexojmë për to.

Ka pasur prej të tillëve që nuk kanë pasur fe,po i patën virtytet e lartpërmendura e me to gëzuan një autoritet të madh në shoqëri.

Pas vdekjes së Pejgamberit njëri nga sahabët e pyeti nënën e besimtarëve Ajshen r.a për moralin e të dërguarit,e ajo ja ktheu: “Ai ishte Kur’an që ecte në sipërfaqen e tokës”.

Vallë sa unë dhe ti o vëlla dhe oj motër punojmë dhe edukohemi me fjalët e Allahut,fjalë të cilat nuk mund t’i dëgjosh nga goja e oratorëve dhe poetëve nga cilado epokë qofshin ata.

Thotë Hasan El-Basriu rahimehullah“Kush nuk ka edukim, nuk ka as dituri, kush nuk ka durim (sabër), nuk ka as besim, dhe kush nuk është i devotshëm, nuk është i afërti i Allahut.” Ai jetoi në mes viteve 642 – 728 e.s, dhe shiko se si ai e kishte kuptuar fshehtësinë e të qenit i suksesshëm (devotshëm).Cili ishte burimi i Basriut jetoi ai në kohën e kompjuterëve apo në atë kohë vështir gjeje ndonjë njeri që dinte shkrim e lexim. Cili ishte burimi nga i cili ai dhe bashkëmoshatarët e tij pinin ujë të kthjellët si loti?E din apo dëshiron të tregoj unë?

Goce Delçev e tha një fjalë që më la mbresa edhe pse të jem i sinqertë unë personalisht e urrej atë. Ai tha: “Bota është një teatër, në të cilin garojnë popujt” dhe vërtet edhe unë e shoh botën të tillë. Mirëpo sa ata që janë të ulur në fotelet e Gruevskit e shohin botën në atë kënd nga i cili e shikoi Delçevi? Je pyetur ndonjë here vëlla se për cilin harxhove kohën duke dalë në votime apo jo?Këto janë pasojat e kapitalizmit,s’më ke faj ti jo!

Amerika, shteti demokratik, aq demokratik sa që të zinjtë deri para disa viteve kishin më pak të drejta se kafshët e po të njëjtit vend. Qarkullojnë disa video incizime,ku shihet se marinsat Amerikan urinojnë mbi trupin e shehidëve Afgan. E di se ju preka,nga se hapa një temë të ndjeshme po mos u pre kjo! Se ata edhe pse mbaruan studimet në universitetet e Kembrixhit dhe të Oksfordit ata ende janë të analfabet në edukatë. Burimin e kulturës e kanë të prekur nga viruset e fëlliqura,andaj ti duhet të jesh krenar që Allahu të begatoi me udhërrëfyesin me dalluesin e të vërtetës nga e pavërteta (Furkanin-Kuranin).

Medikament shërues i viruseve modern e perëndimore është leximi o njerëz,me të dilet nga errësira.

Me dituri të dalloi Allahu nga krijesat tjera,vallë a nuk je falënderues?Allahu thotë në Kur’anin famëlartë “Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi njeriun të shkruaj me pendë”shiko këtë këshillë e ke nga Allahu,vallë a mos je në bredhje për gjetjen e një këshilluesi më të mire?

Njëri nga dijetarët e kohërave të më hershme tregon dhe thotë: “Unë dhe shokët e mi,nga 30 vite kemi mësuar edukatë ndërsa nga 20 vite kemi mësuar dituri” me këtë thinje po e përfundoj temën time duke ju lutur Allahut që të na bën prej dijetarëve,të na afrojë në diturinë që nga ajo do të kemi dobi e nga dituria e padobishme të na largon ashtu sikur largoi lindjen nga perëndimi, Allahu na mundësoftë të jemi prej atyre që do të jemi të kënaqur me Allahun dhe Allahu të jetë i kënaqur me ne. AMIN.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit