23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Ushtria e Arabisë Saudite është vënë në gjendje gatishmërie të lartë luftarake

Më të lexuarat

Ushtria e Arabisë Saudite është vënë në gjendje gatishmërie të lartë luftarake në sfondin e deklaratave të vendeve perëndimore në qarkullim për të sulmuar Sirinë, njoftuan mediat.
Ndërkohë, mediat vënë në dukje gjithashtu se baza ajrore britanike në Akrotiri (Qipro) mund të kthehet në vendin e përqendrimit të Forcave Ushtarake Ajrore në rast të fillimit të operacionit ushtarak kundër Sirisë. Avionët ushtarakë kanë filluar të mbërrijnë në bazë që të hënën. Baza ajrore në fjalë ndodhet rreth 160 km nga brigjet e Republikës Arabe të Sirisë.
Në të njëjtën kohë ka të dhëna se Siria, sipas shumë gjasave, do të sulmohet me raketa kruz “Tomahawk” nga luftanijet e dislokuara në Detin Mesdhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit