21.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Gjeorgji: Trazira pas çmontimit të minares nga autoritetet vetëm pse ortodoksët nuk e duronin

Më të lexuarat

Çmontimi i minaresë në rajonin Adigeni në jugperëndim të Gjeorgjisë provokoi trazira në mesin e popullsisë myslimane të vendit.
Autoritetet vendosën të çmontojnë minarenë e një xhamie në fshatin Chela me kërkesë të komunitetit orthodhoks të zonës, duke shkaktuar me këtë pakënaqësi në mesin e gjeorgjianëve myslimanë.
Qindra njerëz ditën e hënë tentuan të dynden me forcë në stacionin lokal të policisë, ku mbaheshin disa banorë të arrestuar për përpjekjen e parandalimit të çmontimit të minaresë. Në çështjen në fjalë intervenuan forcat speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit, ku u arrestuan edhe 20 persona të tjerë.
Sot myslimanët gjeorgjianë nga rajone të ndryshme të vendit u nisën drejt Tbilisit për të protestuar dhe për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit