20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Ushtarët izraelitë rrahin të riun palestinez me sindromën Down

Më të lexuarat

Ushtarët izraelitë kanë ndaluar dhe kanë rrahur të riun palestinez me sindromën Down në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor nën pushtim

 

EL-HALIL (AA) – Ushtarët izraelitë kanë ndaluar dhe kanë rrahur të riun palestinez me sindromën Down në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Zyrës së Lëvizjes Fatah në qytetin El-Halil, Junus el-Xhunejdi në një deklaratë për AA tha se ushtarët izraelitë në rajonin Bab ez-Zaviye ku kishin shkuar me qëllim për t’i shtypur protestat, dje me armët e tyre kanë rrahur 26 vjeçarin Mahmud Zayid.

Xhunejdi thotë se ushtarët izraelitë e kanë sulmuar, rrahur dhe e kanë mbajtur rreth gjysmë ore në ndalim Zayidin dhe se ai vazhdimisht po u nënshtrohet sulmeve dhe shkeljeve të ushtarëve izraelitë. Xhunejdi thotë se përkundër njohjes së gjendjes së tij shëndetësore, Zayid vazhdon t’i nënshtrohet provokimeve.

Ushtarët e Izraelit edhe më 10 dhjetor gjatë ndërhyrjes së protestave kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin, ndaluan Muhammed et-Tavil-in me sindromën Down ndërsa më pas e liruan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit