16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ushtarët izraelitë bastisin një shkollë palestineze, tmerrojnë nxënësit

Më të lexuarat

Ushtarët izraelitë të armatosur kanë hyrë në shumë klasa, duke shkaktuar frikë dhe panik në mesin e nxënësve

 

KUDS (AA) – Ushtarët izraelitë kanë bastisur një shkollë teksa nxënësit ndodheshin në mësim në Bregun Perëndimorë të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, mësohet se ushtarët izraelitë kanë bastisur shkollën Said el-As në fshatin El-Hader të Betlehemit me pretendimin se “nxënësit kanë hedhur gurë”.

Në lajmin i cili bazohet në burimet e sigurisë palestineze theksohet se në shkollën fillore ku arsimohen fëmijë meshkuj, nxënësit ndodheshin në provim gjatë bastisjes.

Po ashtu, thuhet se ushtarët izraelitë kanë hyrë në shumë klasa dhe se bastisja ka shkaktuar frikë dhe panik në mesin e nxënësve.

Edhe në faqen e Facebook të shkollës janë publikuar fotografitë teksa ushtarët izraelitë endeshin të armatosur në korridorin dhe kopshtin e shkollës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit