14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Urtësia – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Urtësia përkufizohet shpesh si vendosja e gjërave (fjalëve, veprave, qëndrimeve) në vendin, kohën dhe mënyrë e duhur.

Allahu thotë në Kuran:

“Ai ia dhuron urtësinë atij që do. Dhe pa dyshim, kujt i është dhënë
urtësia, i është dhuruar mirësi e madhe.” (2:269)

Ibn Xherir Tabari duke komentuar këtë ajet thotë:
“Allahu ia dhuron saktësinë e të folurit dhe të vepruarit drejtë atij që do, dhe atij që Allahu ia jep këtë, i ka dhënë mirësi të shumta.”

Ndërsa i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë:
“Zilia nuk lejohet vetëm se në dy raste: për një njeri që Allahu i ka dhënë pasuri, të cilën ai e shpenzon për të drejtën dhe për atë njeri të cilit Allahu i ka dhuruar urtësinë, me të cilën ai gjykon dhe ua mëson atë të tjerëve.” (Buhari 73)

Abdullah ibn Abasi tregon:
“I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) më shtrëngoi në kraharorin e tij dhe tha: O Allah, mësoji atij urtësinë!” (Buhari 3756)

Urtësia pra është shumë më tepër sesa dija e zakonshme, ajo është dije shtesë nga ajo që njerëzit mund të mësojnë apo lexojnë nëpër libra, ajo mbi të gjitha është dhuratë e Zotit, që Ai ia jep kujt të dojë, e për rrjedhojë ajo është e pakët mes njerëzve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit