1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Urimi i Zelensky-t për Ramazan: Lutje kundër një agresioni….

Më të lexuarat

Pamje: Presidenti ukrainas: Rusia, pa Perëndi!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, uroi muslimanët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thënë se fuqia e lutjes duhej të ndihmonte në pastrimin e Ukrainës nga “e keqja e pafe ruse”.

“Këtë mbrëmje fillon muaji i shenjtë për muslimanët, Ramazani. Një pjesë e konsiderueshme e komunitetit tonë të muslimanëve ukrainas, tatarët e Krimesë janë të detyruar të mirëpresin Ramazanin nën okupim dhe kërcënimin e represionit dhe abuzimit rus, nën granatimet në pjesë të tjera të Ukrainës dhe në fronte”, tha Zelensky, duke kujtuar vuajtjet e Tatarët e Krimesë nën pushtimin rus.

“Fuqia e lutjes në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit na ndihmoftë të pastrojmë Ukrainën nga e keqja e paperëndishme ruse, nga ata që me të vërtetë nuk besojnë në asgjë dhe prandaj janë të aftë për një terror të tillë. Mund të fillojë Ramazani i ardhshëm në paqe dhe në të gjithë tokën ukrainase të lirë nga Rusia. Ramadan Mubarek”, tha Zelenski në mesazhin e tij.

Ai tha se nuk ka dyshim se do të rikthejë lirinë, respektin dhe sigurinë në të gjithë vendin dhe të gjitha komunitetet.

https://twitter.com/intent/follow?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1638622680524922889%7Ctwgr%5E04e9a74396e1d5afe696d7c0fe1658af2940b136%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftesheshi.com%2Furimi-i-zelensky-t-per-ramazan-lutje-kunder-nje-agresioni%2F&screen_name=ZelenskyyUa

“Lavdi të gjithë atyre që tani po luftojnë për Ukrainën dhe popullin. Faleminderit të gjithëve që ndihmojnë çdo ditë. Lavdi Ukrainës”, përfundoi Zelensky. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit