20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Universiteti i Prishtinës në telashe me mbi 400 doktorata në procedurë

Më të lexuarat

Mbi 400 kandidatë për doktoratë në Universitetin e Prishtinës janë në pritje të përfundimit të procedurave për mbrojtjen e punimeve të tyre.

Por, drejtues të Universitetit kanë thënë se ka probleme të mëdha në mentorimin e tyre, si dhe nuk dihet ende vlera e punimeve shkencore mbi bazën e të cilave kandidatët do të marrin titullin më të lartë shkencor – doktor shkence.
 
E këto punime, ekspertët e arsimit po kërkojnë që të bëhen publike, në mënyrë që të mund të analizohen dhe vlerësohen nga të gjithë.
 
Kjo deri tani nuk ka qenë praktikë në UP.
 
Kurse dekanë fakultetesh mohojnë të jetë problem gjetja e mentorëve për kandidatët e tyre.
 
Ata pohojnë se numri i madh i kandidatëve që janë në proces të doktoratës, në fakt nuk është i madh, sepse bëhet fjalë për kandidatë të disa gjeneratave, të cilëve UP-ja duhet t’u japë mundësinë e avancimit shkencor. /koha/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit