Brenda Dhjetë Ditëve më të Dashura për Allahun – Udhërrëfyes praktik për kryefamiljarin dhe familjen e tij – Nga Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Unë Brenda këtij Dhjetëshi

(dhjetë ditët më të mira të vitit – dhjetë ditët e Dhul-Hixhes)

Plan-program konkret për kalimin e këtyre dhjetë ditëve nga kryefamiljari dhe familja e tij

Allahu na dhashtë sukses ta kalojmë në mënyrë optimale këtë mundësi të artë adhurimesh!

 

Dita e Parë

  • Unë:
  • Do dëgjoj një ligjeratë e cila do më motivoje për kalimin më të mirë të këtij dhjetëshi.
  • Planifikoj që ta kryej një hatme të Kuranit brenda këtyre dhjetë ditëve.
  • Familja ime
  • Unë dhe familja ime do shohim një video që flet për vlerën e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes.
  • Do angazhoj njërin fëmijë të menaxhoje një hallkë Kurani me fëmijët e familjes.
  • Dhjetë ditët janë një fillim i mbarë për të filluar fëmijët me faljen e rregullt të namazit.

Dita e Dytë

  • Unë:
  • Do e ripotencoj qëllimin tim për tu dhënë iftar atyre që agjërojnë nga familja ime në këto dhjetë ditë të Dhul-Hixhes.
  • Do e mësoj Suren El-Kehf dhe do e detyroj veten ta lexoj çdo ditë para gjumit.
  • Familja ime:
  • Do e ngris zërin me tekbire dhe tehlile që të më marrin shembull antarët e familjes sime.
  • Do e pakësoj kohën të cilën e harxhojnë fëmijët e mi para ekraneve teknologjike dhe do i mbush me aktivitete shtëpiake me të cilat forcohet shëndeti i tyre psiqik dhe fitojnë shkathtësi të reja për jetë.

Dita e Tretë

  • Unë:
    • Do lexoj në tefsirin e sures El-Haxh.
    • Do i shfrytëzoj këto dhjetë ditë për të filluar që të kujdesem edhe t’i përmbahem faljes së Suneteve të rregullta.
  • Familja ime:
  • Do ua bëj një kuiz familjes time për Haxhin.
  • Do planifikojmë me familjen time vizitën e farefisit, sepse është bë një kohë e gjatë që nuk i kemi vizituar. Dita e Katërt
  • Unë:
  • Do kontribuoj në një organizatë humanitare për tu kujdes për një jetim, apo për të dhënë ndihma humanitare nevojtarëve, etj.
  • Do ngelem në vendin ku jam falur deri sa të vijë koha e namazit tjetër që të marr shpërblimin e qëndrimit në namaz përderisa e pres namazin.
  • Familja ime:
  • Do i mbledhim rrobat që na teprojnë, do i pastrojmë, do i hekurosim, do i prafymosim dhe do ua dhurojmë atyre që kanë nevojë, që të gezohen me to.
  • Do ulem të bisedojë me familjen cilat janë të arriturat më të mëdha gjatë vitit të kaluar hixhri dhe si mund të më afrojnë këto rezultate te Allahu.

Dita e Pestë

  • Unë:
  • Për çdo namaz do marr abdes të ri edhe pas çdo abdesi do i fali dy rekate namaz të abdesit.
  • Do kujdesem për njërin nga dhikret e gjumit çdo natë para se të flej. (thënien: 33 subhanallah, 33 elhamdulilah, 34 Allahu Ekber). Më shumë të ndihmon ky dhikër se sa një shërbetorë, siç i ka thënë Pejgamberi, ﷺ , Fatimes, radijallahu anha.
  • Familja ime:
  • Do i propozoj fëmijëve të mi që të marrin pjesë në ndonjë projekt humanitarë.
  • Do i lexojmë pesë hadithe mbi haxhin të zgjedhura nga Sahihu i Imam Buhariut.

Dita e Gjashtë

  • Unë:
  • Do hartoj planin tim për vitin e ardhshëm dhe do e lus Allahun që të më jep inspirim, kurajo edhe sukses në realizimin e këtij plani.
  • Do mundohem të falem në një të tretën e fundit të natës duke i falur disa rekate.
  • Familja ime:
  • Në mbrëmje do kërkoi nga ai që di të rrëfen më së miri të na rrëfen tregimin e Ibrahimit, alejhisselam, me Haxherin.
  • Do nxis fëmijët e mi të pinë sa më tepër nga uji i zemzemit edhe do ua tregoj vlerën e ujit të zemzemit dhe dobinë që kemi prej tij.

 

Dita e Shtatë

  • Unë:
  • Të gjitha angazhimet e mia që i bëj në shtëpi gjatë këtyre ditëve do i bëj me nijet që të më regjistrohen si shpërblime nga Allahu.
  • Do i përmbahem leximit të Ajetul-Kursisë pas çdo namazi, sepse “kush e lexon Ajetul-Kursijnë pas çdo namazi asgjë nuk e pengon të hyjë në xhennet përpos vdekjes”, siç ka thënë Pejgamberi, ﷺ.
  • Familja Ime:
  • Do i propozoj fëmijëve që të thërrasim dikë nga familja në iftar për të marrë edhe shpërblimin e iftarit edhe të nderimit të musafirit.
  • Do i porosisë fëmijët që çdo natë para gjumit të falin namazin e vitrit.

Dita e Tetë

  • Unë:
  • Do caktoj një kohë për ta lexuar suren El-kehf dhe komentin e kësaj sure nga ndonjë tefsir i shkurtër që kemi.
  • Do bëj dhikrin e mbrëmjes dhe do dërgoj shumë salavat mbi Pejgamberin ﷺ.
  • Familja Ime:
  • Planifikoj me familjen time që të fal namzin e xhumasë në xhamin më të afërt që kemi.
  • Do dëgjojmë me fëmijët një këshillë që flet për vlerën e leximit të sures El-kehf.

Dita e Nëntë

  • Unë:
  • E fali namazin në xhami dhe do rri aty ku jam falur deri sa të lind dielli që pastaj të fali dy rekate namaz.
  • Në ditën e Arafatit do i caktojë dy orët e fundit për tu lutur për mua dhe për të gjitha ata që u kam hak.
  • Familja ime:
  • I nxis fëmijët që të agjërojnë ditën e Arafatit dhe u tregoj shpërblimin që marrin nga ky adhurim.
  • U sqaroj fëmijëve si të luten dhe si ti kërkojnë nevojat e tyre gjatë lutjes.

Dita e Dhjetë

Dita e Bajramit, dita e gëzimit dhe dëfrimit në hallall edhe urimit të njëri tjetrit të kësaj feste të Madhe.

Dita e Bajramit, dita e stolisjes dhe veshjes me rroba të reja dhe të bukura.

Dita e Bajramit, dita e shkëmbimit të ëmbëlsirave dhe dhuratave.

Allahu na i pranoftë adhurimet dhe lutjet!

Allahu na e sjelltë këtë Festë edhe shumë vite tjera duke qenë ne në gjendje më të mirë dhe mbarë Umeti Islam!

Allahu na e sjelltë këtë festë madhe edhe shumë vite duke qenë i zgjidhur problemi i Palestinës! Amin!

Përgatiti: Bekir Halimi

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit