U ZBULUA: Plani i Administratës Trump për t’i dhënë fund luftës dhe për të zhvilluar Gazën

Më të lexuarat

N1- Sarajevës përcjell lajmin:

Gazeta Times of Israel shkruan:

U ZBULUA:
Plani i Administratës Trump për t’i dhënë fund luftës dhe për të zhvilluar Gazën.

Një kthesë totale në politikë
27. sep. 2025.

Gazeta “The Times of Israel” ka publikuar një dokument për përfundimin e luftës në Gaza dhe periudhën e pas luftës, që SHBA-të, të udhëhequra nga Donald Trump, e ndau me disa vende arabe dhe myslimane në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në fillim të kësaj jave.

Propozimi i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Gaza i inkurajon palestinezët të qëndrojnë në Rrip dhe parashikon krijimin e një rruge drejt një shteti të ardhshëm palestinez.

Dokumenti ka 21 pika.

Sipas dokumentit, përmbajtja e të cilit u botua nga “The Times of Israel”, administrata Trump po bën një ndryshim të madh politik.

Këto janë 21 pikat e Planit:

1. Gaza do të de-radikalizohet, një zonë pa terrorizëm që nuk përbën kërcënim për fqinjët e saj.

2. Gaza do të rindërtohet për të mirën e popullit të saj.

3. Nëse të dyja palët bien dakord me propozimin, lufta do të përfundojë menjëherë dhe forcat izraelite do të ndërpresin të gjitha operacionet dhe do të tërhiqen gradualisht nga Rripi.

4. Brenda 48 orëve nga pranimi publik i marrëveshjes nga Izraeli, të gjithë pengjet, si të gjallë ashtu edhe të vdekur, do të kthehen (nga Hamasi, v.j.).

5. Sapo të kthehen pengjet, Izraeli do të lirojë disa qindra të burgosur palestinezë që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm dhe mbi 1,000 banorë të Gazës të arrestuar që nga fillimi i luftës, së bashku me trupat e disa qindra palestinezëve.

6. Sapo të kthehen pengjet, anëtarët e Hamasit që angazhohen për bashkëjetesë paqësore do të amnistohen, ndërsa anëtarët që dëshirojnë të largohen nga Rripi do t’u jepet kalim i sigurt për në vendet pritëse.

7. Pasi të arrihet kjo marrëveshje, ndihma do të dorëzohet me shpejtësi në Rrip, me një shpejtësi jo më të ulët se standardet e përcaktuara në marrëveshjen e pengjeve të janarit 2025, e cila përfshinte 600 kamionë ndihme në ditë, me rindërtimin e infrastrukturës kritike dhe hyrjen e pajisjeve për pastrimin e rrënojave.

8. Ndihma do të shpërndahet – pa ndërhyrje nga asnjë palë – nga Kombet e Bashkuara dhe Gjysmëhëna e Kuqe, së bashku me organizata të tjera ndërkombëtare që nuk janë të lidhura as me Izraelin dhe as me Hamasin.

9. Gaza do të qeveriset nga një qeveri e përkohshme dhe kalimtare e teknokratëve palestinezë, të cilët do të jenë përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të përditshme për banorët e Rripit. Bordin do ta mbikëqyrë një organ të ri ndërkombëtar që do të krijohet nga SHBA-të, në konsultim me partnerët arabë dhe evropianë. Ai do të krijojë një kornizë për financimin e rindërtimit të Gazës, derisa Autoriteti Palestinez të përfundojë programin e tij të reformës.
“Kjo është përmendja e parë e Autoritetit Palestinez me seli në Ramallah në planin e SHBA-së. Izraeli e ka përjashtuar Autoritetin Palestinez si një sundimtar të mundshëm të Gazës, duke hedhur poshtë atë që është bërë çelësi për të fituar mbështetjen arabe për qeverisjen e Rripit pas luftës, duke pasur parasysh se bashkësia ndërkombëtare e sheh bashkimin e Bregut Perëndimor dhe Gazës nën një organ të vetëm qeverisës të reformuar si thelbësor për stabilitetin dhe paqen afatgjatë. Vendimi potencon mbajtjen e rolit të Autoritetit palestinez për një kohë të pacaktuar, që ka të ngjarë të jetë një pilulë e vështirë për t’u gëlltitur nga Ramallah (palestinezët), por gjithashtu ka ndikim të kufizuar në këto diskutime. Pika nëntë duket se huazon shumë nga plani i ish-kryeministrit britanik Tony Blair për t’i dhënë fund luftës, i cili u zbulua për herë të parë nga The Times of Israel në fillim të këtij muaji. Blair dhe ish-këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner kanë punuar në dosjen e Gazës për muaj të tërë”, raportoi The Times of Israel.

10. Një plan ekonomik për rindërtimin e Gazës do të krijohet duke bashkuar ekspertë me përvojë në ndërtimin e qyteteve moderne në Lindjen e Mesme, si dhe duke shqyrtuar planet ekzistuese që synojnë tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës.

11. Do të krijohet një zonë ekonomike, me tarifa të reduktuara dhe hapa konkret që do të negociohen nga vendet pjesëmarrëse.

12. Askush nuk do të detyrohet të largohet nga Gaza, por ata që zgjedhin të largohen do të lejohen të kthehen. Për më tepër, banorët e Gazës do të inkurajohen të qëndrojnë në Rrip dhe do t’u ofrohet mundësia për të ndërtuar një të ardhme më të mirë atje.

13. Hamasi nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës. Do të ketë një detyrim për të shkatërruar dhe ndaluar ndërtimin të çdo infrastrukture ushtarake sulmuese, përfshirë tunelet. Udhëheqësit e rinj të Gazës do të angazhohen për bashkëjetesë paqësore me fqinjët e tyre.

14. Partnerët rajonalë do të ofrojnë garanci sigurie për të siguruar që Hamasi dhe fraksionet e tjera në Gaza të përmbushin detyrimet e tyre, dhe që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin ose popullin e vet.

15. Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerë arabë dhe të tjerë ndërkombëtarë për të zhvilluar një forcë të përkohshme ndërkombëtare stabilizimi që do të vendoset menjëherë në Gaza për të mbikëqyrur sigurinë në Rrip. Forca do të zhvillojë dhe trajnojë një forcë policore palestineze, e cila do të shërbejë si një forcë sigurie e brendshme afatgjatë.

16. Izraeli nuk do të pushtojë ose aneksojë Gazën, dhe IDF do të dorëzojë gradualisht territorin që aktualisht e pushton, ndërsa një forcë sigurie zëvendësuese vendos kontrollin dhe stabilitetin në Rrip.

17. Nëse Hamasi e vonon ose e refuzon këtë propozim, pikat e mësipërme do të vazhdojnë në zonat pa terror, të cilat IDF do t’ia dorëzojë gradualisht forcës ndërkombëtare të stabilizimit.

18. Izraeli pranon të mos kryejë sulme të ardhshme ndaj Katarit.
Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare e njohin rolin e rëndësishëm ndërmjetësues të Dohas në konfliktin e Gazës.

19. Do të krijohet një proces për të de-radikalizuar popullsinë. Kjo do të përfshijë dialogun ndërfetar që synon ndryshimin e mentalitetit dhe narrativave në Izrael dhe Gaza.

20. Sapo të përparojë rindërtimi i Gazës dhe të zbatohet axhenda e reformave të AP-së, mund të krijohen kushtet për një rrugë të besueshme drejt shtetësisë palestineze, e cila njihet si aspirata e popullit palestinez. “Klauzola nuk jep detaje mbi axhendën e reformës palestineze dhe nuk është përfundimtare se kur mund të vendoset një rrugë drejt shtetësisë”.

21. SHBA-të do të vendosin dialog midis Izraelit dhe palestinezëve për të rënë dakord mbi një horizont politik për bashkëjetesë paqësore.

https://n1info.ba/svijet/otkriven-plan-trumpove-administracije-za-okoncanje-rata-i-razvoj-gaze-totalni-zaokret-u-politici/?fbclid=IwdGRzaANEs0VjbGNrA0SybGV4dG4DYWVtAjExAAEeeIirWpJ7zV3Au0qbO8EGma2dtrmwJHG4pPPp_-mjmtVnvYiklF3mn96QzrA_aem_bOTbv_9BtkXBW0lyMPtH3g

/Rexhep T. Elezaj/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit