8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

U tha se ishte vetëm një debat i ashpër, por video tregon rrahjen mes politikanëve Abazi vs Molliqaj

Më të lexuarat

Është publikuar video e rrahjes mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë në Fushë Kosovë.

Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike, pas një debati televiziv i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e një kolegji, teksa po dilnin nga studioja e improvizuar televizive ku po transmetohej emisioni ndërsa e tërë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, shkruan Sinjali.
Prej asaj dite, policia nuk ka bërë asnjëherë të ditur se kush ishte ai që çoi dorë i pari për t`i qëruar hesapet fizikisht dhe kush ishte viktimë e këtij sulmi.

Gazeta Sinjali sjell pamje ekskluzive të pacenuara nga kjo ngjarje e pazakontë që befasoi opinionin kosovar.Rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe deri më tash janë ndërmarr një varg veprimesh hetimore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit