20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

U shpërndanë…

Më të lexuarat

U shpërndanë…

Pas vdekjes së Profetit Muhamed (alejhi selam), Sahabët u shpërndanë nëpër qytete dhe vende të ndryshme dhe nuk mbetën më ai grup i vogël që mblidheshin në xhami, që kur largoheshin prej aty për pak çaste, malli i bënte të ktheheshin përsëri dhe të takoheshin me vëllezërit e tyre.

Ata u shpërndanë! Nuk u kthyen më ato trupa dhe ato frymë që mblidheshin rreth prijësit të tyre, duke dëgjuar prej tij dritën e shpalljes dhe duke mësuar prej tij ajetet e Librit fisnik.
U shpërndanë…
Ebu Dheri do të vdiste në anë të një rruge të shkretë, Ebu Ejub El-Ensari do të vdiste në kufijtë e Evropës.
Nga 100,000 sahabë që morën pjesë në Haxhin e Lamtumirës, vetëm 10,000 prej tyre janë varrosur në Medine!
Nëntëdhjetë mijë të tjerë do të varroseshin në lindje dhe perëndim të tokës, si çlrimtarë, mësues, luftëtarë dhe adhurues.
Ata vdiqën dhe nuk arritën të shiheshin me njëri tjetrin për shumë vite. Megjithatë, nëse do ta shihje ndonjërin prej tyre në Kinë, do ta gjeje të palëkundur në parimet që besonte, njësoj siç do ta gjeje vëllain e tij në Marok në të njëjtat parime, si dhe një të tretë në Jemen, paçka se nuk kishin asnjë kontakt me njëri-tjetrin.
Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, qëndruan të palëkundur në ato parime të cilat i përvetësuan së bashku kur gjunjët e tyre u bashkuan me gjunjët e vëllezërve të tyre në rrethet e diturisë pranë të Dërguarit të Allahu alejhi selam.
Për shkak të forcës së besimit dhe të diturisë që kishin, edhe pse bota u hap para atyre, kjo nuk i mashtroi. Nuk u mashtruan nga ato qytetërime të reja që u dolën para syve, por lotët u rridhnin nga frika se mos e kishin kundërshtuar të Dërguarin e Zotit qoftë dhe një fije floku.
Sahabët u shpërndanë në shumë vende! Nga Kazakistani në Andaluzi dhe nga Jemeni në kufijtë e Francës. Secili prej tyre priste për të dëgjuar lajmet e vëllezërve të tij në çdo cep të tokës dhe në çdo vend..Nga frika se mos vetë flinte, ndërkohë që vëllai i tij e kalonte natën zgjuar në rrugë të Zotit.
Ndonjëri prej tyre e prishte agjërimin me ujë të ftohtë, pastaj qante duke thënë: “Vëllai im vdiq pa shijuar asgjë nga të mirat e kësaj bote. Pastaj thoshte: Kam frikë se mos më janë sjpejtuar të mirat e kësaj bote.
Ndonjëri prej tyre dërgonte letër tek vëllai i tij dhe ajo letër kalonte shkretëtirat dhe hapsirat e gjera dhe kur e hapte shoku i tij gjente të shkurar këto fjalë: “Vëllai im, si dukesh me zemrën?” Mos të të mashtrojë kjo botë. Le të jetë vendtakimi ynë xheneti! Selam.

Përktheu: Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit