8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Twitter padit spamerët

Më të lexuarat

Twitter ka marrë një qëndrim kundër atyre që e shfrytëzojnë shërbimin e vet për spam duke e dorëzuar një kërkesë në një gjykatë të qarkut në San Francisco kundër pesë nga shumë ofrues pjellorë të veglave për spam dhe njerëzit që i përdorin ato për ta përmbytur shërbimin me porosi të panevojshme.

Pesë të emëruarit në kërkesë janë TweetAttacs, TweetAdder, TweetBuddy, James Lucero dhe Garland Harrs. Të gjitha këto shërbime janë nën dyshimin për shkelje të rregullave të faqes së rrjetit shoqëror duke ndërtuar dhe shpërndarë vegla të dizajnuara për spam.

Sipas kërkesës së paraqitur, çmimi i përgjithshëm i sulmimit të këtyre shërbimeve ka krijuar fatura të së paku 700,000 dollarëve, ku vetëm 300,000 dollarë janë kundër TweetBuddy.

“Me këtë padi, ne po shkojmë drejt në burim,” shkroi ndërmarrja në blogun e vet më 5 prill. “Duke i ndalur këta ofrues të veglave, ne do të parandalojmë spamerët e tjerë nga posedimi i këtyre shërbimeve. Për më tepër, ne shpresojmë që padia të veprojë si një tmerrim ndaj spamerëve të tjerë, duke demonstruar fuqinë e përkushtimit tonë për t’i mbajtur ata jashtë Twitterit.”

Derisa lajmërimi i kësaj kërkese është një hap i rëndësishëm në betejën e tyre që po shënon ngritje kundër spamerëve, Twitter nuk dha hollësi saktësisht se sa spam gjatë ditës ata i largojnë gjatë ditës. Sidoqoftë, faqja e këtij mikroblogu e ka cekur që në këtë rrjet përpunohen mbi 350 milionë cicërima gjatë ditës nga mbi 140 milionë përdorues aktivë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit