7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Turqia u del për zot turqve ujgurë nën thundrën e Kinës

Më të lexuarat

Plot 173 ujgurë turq, të gjithë gra e fëmijë, që mbaheshin nën arrest që prej marsit 2014 në një qendër me pretekstin se kishin shkelur në mënyrë të jashtëligjshme kufirin e Tajlandës pasi ishin arratisur nga Kina, u sollën fillimisht në Stamboll dhe prej atje në strehimoren e qytetit Kajseri.
 
Kështu ka arritur në 1.000 numri i turqve ujgurë të arratisur nga tirania kineze dhe të strehuar në Kajseri.
“Vëllezërit tanë kanë shkelur sot në territoret e Turqisë shëndoshë e mirë dhe pa pësuar asnjë lëndim. Falënderojmë qeverinë turke, që tregohet përherë e gatshme dhe e ndjeshme në lidhje me këtë çështje”, deklaroi Seyit Tumturk, nënkryetar i Kongresit Botëror Ujgur dhe President i Shoqatës së Turkistanit Lindor.
Sakaq, për arsye sigurie, Prefektura Kajseri nuk lejon që gazetarët të filmojnë dhe fotografojnë vendstrehimin e turqve ujgurë nga Turkistani Lindor, të cilët janë sjellë në Turqi me fshehtësi të plotë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit