24.4 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Çanakkale, mbahet marshi për të rënët në betejën e Galipolit

Më të lexuarat

ÇANAKKALE (AA) – Me rastin e 103-vjetorit të betejës tokësore në Galipol, mbrëmë mijëra njerëz qëndruan zgjuar, kurse në mëngjes u mbajtën edhe ngjarjet tradicionale të marshit në kujtim të dëshmorëve dhe lutjet në agim për viktimat e një prej betejave më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Turqisë anembanë vendit organizoi Marshin e nderit për dëshmorët e Çanakkalasë.

Pjesë ishin edhe qitjet e nderit me topa, ndërsa të rinjtë u mblodhën në kamp në fshatin e Galipolit Kocadere, ku falën namazin e sabahut, dhe pastaj u nisën drejt Conkbayirit. Gjatë marshit, u shfaqën disa filma dokumentarë, që pjesëmarrësit të njohin më mirë ngjarjet e asaj periudhe. Pjesëmarrësve gjithashtu iu drejtua edhe ministrin turk i Rinisë dhe Sporteve, Osman Askin Bak.

Paralelisht me këtë, në fshatin Anzac të Galipolit mbrëmë u mblodhën të paktën 1.300 vizitorë nga Australia dhe Zelanda e Re për të nderuar të rënët e tyre në betejat tokësore në këtë gadishull.

Për australianët dhe zelandezët të cilët kishin kaluar natën në Galipoli, poashtu u shfaqën filma dokumentarë në lidhje me betejat që u zhvilluan në këtë vend gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe në mëngjes ata morën pjesë në lutjen tradicionale për luftëtarët e rënë.

Në ceremoninë përkujtimore dhe lutjet e mëngjes morën pjesë zyrtarë të shumtë nga Australia, Zelanda e Re dhe Turqia dhe një numër të ambasadorëve të akredituar në Turqi.

Fshati Anzac në të cilin tradicionalisht shënohet beteja tokësore në Galipoli në fakt është një akronim që përherë kujton pjesëmarrjen e Ushtrisë së Australisë dhe Zelandës së Re në këtë betejë (Australian dhe New Zelanda Army Corps).

Një prej vizitorëve Andrew Dalton për AA tha se për herë të parë nga Australia vjen në Galipoli dhe se ndjenja është e veçantë. “Ky është një vend i mrekullueshëm dhe dua të falënderoj Turqinë e cila na lejon të përjetojnë këtë ndjenjë. Këtu jemi të gjithë të bashkuar, australianët, zelandezët dhe turqit”, tha psikologu 55-vjeçar Dalton.

Në mbarë Australinë dhe Zelandën e Re sot gjithashtu përkujtohet Dita e Anzakut, që është një simbol i një viktimizimi të madh.

Në këtë ditë ka filluar beteja tokësore në Galipoli, në të cilën forcat e Antantës synonin pushtimin e gadishullit dhe përmes ngushticës së Dardaneleve të pushtojnë Stambollin, në mënyrë që nga lufta të nxjerrin forcat osmane dhe të hapin korridorin për bartjen e armëve në Rusi.

Forcat turke duke minuar më parë Dardanelet parandaluan forcat e Antantës në tentimin e kalimit detar përmes Dardaneleve dhe më pas edhe në betejën tokësore arritën një fitore historike. Ajo ishte një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore, ku kanë humbur jetën dhjetëra mijëra ushtarë turq, si dhe dhjetëra mijëra trupa nga Evropa, ndërsa kanë vdekur edhe rreth 8.000 australianë dhe 3.000 zelandezë.

Të inkurajuar nga fitorja mbi forcat e Antantës, forcat turke të udhëhequra nga Mustafa Qemal Ataturku filluan luftën për pavarësi dhe më në fund në vitin 1923 u themelua Republika e Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit