14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Turqia reagon ndaj samitit tresh Greqi-Egjipt-Administrata grekoqipriote

Më të lexuarat

Turqia, pas samitit të udhëheqësve të Greqisë, Administratës grekoqipriote dhe Egjiptit, deklaroi se “të drejtat e Turqisë dhe turqve të Qipros në Mesdheun Lindor do të vazhdojnë të mbrohen me vendosmëri”.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë turke të Punëve të Jashtme bëhet e ditur se komunikata e botuar pas samitit trepalësh të mbajtur më 19 tetor 2021, me pjesëmarrjen e krerëve të Greqisë, Egjiptit dhe Administratës grekoqipriote, është një manifestim i ri i politikave armiqësore të dyshes greko/grekoqipriote ndaj Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV). Nga ana tjetër, pjesëmarrja e Egjiptit në këtë deklaratë është një tregues se Egjipti ende nuk e ka kuptuar adresën e vërtetë me të cilën mund të bashkëpunojë në Mesdheun Lindor.

“Ne u treguam miqve dhe armiqve se asnjë iniciativë në Mesdheun Lindor pa përfshirjen e Turqisë dhe RTQV-së nuk mund të ketë sukses”, shkruhet në deklaratën ku bëhet e ditur se Turqia mbështet projektet energjetike që do të rrisin bashkëpunimin midis vendeve të rajonit, por këto projekte nuk duhet të injorojnë të drejtat dhe interesat e Turqisë dhe qipriotëve turq dhe duhet të jenë gjithëpërfshirëse.

Në deklaratë, bëhet e ditur se në kundërshtim me shprehjet që zënë vend në komunikatë dhe u theksua se burimi kryesor i tensionit në rajon ishin pretendimet maksimale dhe të paligjshme të kufirit detar të dyshes greko-grekoqipriote dhe injorimi i turqve qipriotë. Në deklaratë, u tha gjithashtu se përgjigja e nevojshme iu dha përpjekjeve të fundit të kësaj dyshe që synonin të shkelnin platformën kontinentale të Turqisë në mënyrë që të rrisin tensionin në Mesdheun Lindor. “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë me vendosmëri si të drejtat tona ashtu edhe ato të qipriotëve turq”, shkruhet bë deklaratën e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.

“Një përvetësim që hedh poshtë realitetet në Ishull nuk mund të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes së Qipros. Rikujtojmë edhe një herë se një proces i ri negociues nuk do të jetë i mundur nëse nuk riafirmohet barazia sovrane dhe statusi i barabartë ndërkombëtar i popullit turk të Qipros. Për më tepër, fakti që këto vende, të cilat çuan në paqëndrueshmërinë e Libisë me mbështetjen e tyre ndaj disa grupeve të paligjshme, synojnë memorandumin e mirëkuptimit që ne kemi nënshkruar tani me qeverinë legjitime të Libisë, nuk mosrespektim i interesave dhe sovranitetit të Libisë”, shkruhet më tej në deklaratë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit