6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Turqia priti me kënaqësi deklaratat e Hamasit

Më të lexuarat

Hamasi njoftoi shpërbërjen e komitetit administrativ në Rripin e Gazës.

Hamasi njoftoi shpërbërjen e komitetit administrativ në Rripin e Gazës, i cili ndodhet nën rrethimin e Izaelit, me qëllim dhënien fund të përçarjes politike të palestinezëve.

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se kanë pritur me kënaqësi këtë deklaratë të bërë nga ana e Hamasit, e cila paraqet një hap të rëndësishëm nga aspekti i pajtimit mes palestinezëve.

Në deklaratën e bërë nga ana e Ministrisë së Jashtme thuhet: “U bëjmë thirrje vëllezërve tanë palestinezë që ta vlerësojnë këtë rast për të siguruar unitetin mes tyre”.

Në mes tjerash u bë e ditur se përfundimi i shpejtë i këtij procesi paraqet një nevojë nga aspekti i zgjidhjes me dy shtete dhe për stabilitetin e rajonit.

Gjithashtu vihet theksi se do të vazhdojë përkrahja e Turqisë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në kuadër të procesit të pajtimit kombëtar mes palestinezëve.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Hamasi njoftohet shpërbërja e komitetit administrativ në Rripin e Gazës. Në këtë deklaratë gjithashtu u theksua nevoja për marrjen të menjëhershme të detyrës nga ana e qeverisë së Unitetit Kombëtar Palestinez në Gazë, organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe se Hamasi është i gatshëm për dialog me Lëvizjen Fatah, ndërsa u bë thirrje edhe për formimin e qeverisë së Unitetit Kombëtar që do të përbëhet nga përfaqësuesit e të gjitha grupeve palestineze nënshkruese të marrëveshjes në Kajro në vitin 2011.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit