12.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Çavusoglu: Turqia radhitet e dyta pas ShBA-së në ndihma humanitare

Më të lexuarat

Ministri Çavusoglu nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejt të një programi në faqen zyrtare të OKB-së në Facebook dha informata në lidhje ndihmat humanitare të bëra nga Turqia.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se Turqia gjatë vitit 2016 u radhit e dyta pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në çështjen e ndihmave humanitare.

Ministri Çavusoglu nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejt të një programi në faqen zyrtare të OKB-së në Facebook dha informata në lidhje ndihmat humanitare të bëra nga Turqia.

Çavusoglu theksoi se parë nga aspekti i të ardhurave kombëtare Turqia radhite e para në ndihma humanitare, ndërsa shtoi se vendi i tij ka dërguar ndihma në të katër anët e botës ku është shfaqur nevoja duke filluar nga Karaibet e deri në Afrikë, nga vendet e vogla ishullore e deri tek Azia.

Shefi i diplomacisë turke shpjegoi se Turqia për një kohë të gjatë ndihmon njerëzit e shpërngulur në Mianmar dhe Bangladesh, ndërsa vijoi duke thënë se aktualisht janë duke ndihmuar të zhvendosurit nga Arakani që u strehuan në Bangladesh.

Çavusoglu gjithashtu bëri të ditur se Turqia shtriu dorën e ndihmës edhe për të prekurit nga stuhia në Amerikën Qendrore edhe për të prekurit nga thatësira në Afrikë.

Duke folur për refugjatët sirianë në Turqi, Çavusoglu tha se Turqia deri më tani ka shpenzuar 30 miliardë dollarë, ndërsa vijoi duke thënë që ndihmat e ardhura nga shoqëria ndërkombëtare janë shumë të vogla.

Ministri gjithashtu rikujtoi premtimin e BE-së për të dhënë 3 miliardë euro ndihma dhe shtoi se: “Deri më sot ata kanë dhënë afërsisht 800 milionë euro. Kjo shifër paraqet 25% të shumës së premtuar në vitin 2016, ndërsa ne erdhëm pothuajse në fund të 2017-ës. Nuk mund të them që kemi marr ndihma të mjaftueshme ose që kemi ndarë së bashku barrën e refugjatëve. Gjithkush bën lëvdata dhe inkurajon Turqinë”.

Ai tha se të gjitha palët kanë bërë të ditur se kampet e ngritura për refugjatët në Turqi janë më të mirat.

“Shoqëria ndërkombëtare duhet të tregoj më shumë solidaritet dhe duhet të jetë më e ndjeshme në çështjen e përkrahjes së refugjatëve. Në Turqi ndodhen rreth 900 fëmijë sirianë të moshës shkollore. Ne duhet të ndërtojmë klasa për këta nxënës. Nuk mund ti humbasim gjeneratat e ardhshme të Sirisë”, shtoi ndër të tjera ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit