9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Turqia në flakë!

Më të lexuarat

Zjarri më i madh që ka kapluar Turqinë në 100 vjetët e fundit. 6 qytete 20 qyteza janë evokuuare e dhjetëra fshatra janë zbrazur. Vetëm në Antalya dhe rrethinë janë djegur 2300 shtëpi e ndërtesa të tjera. Malet dikur magjepsëse përreth Marmarisit sot janë shndërruar në pluhur e hi. 52 helikopterë të ndryshëm janë duke hedhur ujë mbi zjarret që dyshohet se janë komplot terrorist. 4200 personel me 260 makina zjarrfikësh po ballafaqohen me zjarrin e paparë deri në tani në rivierën turke. Thuajse në të gjitha qytetet e Turqisë po lajmërohen e regjistrohen vullnetarë për të shkuar në “luftë” kundër zjarrit.
Turqia dhe populli turk ka dy ditë që po ballafaqohet me njërën prej katastrofave më të mëdha në dekadat e fundit. Pamjet nga andej janë rrënqethëse, ndërsa numri i viktimave sa shkon e shtohet.
Allahu e ndihmoftë Turqinë dhe i ruajtë ata njerëz të sprovuar kësaj radhe me këtë zjarr shkatërrues…!

Mustafë Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit