10.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Turqia ndihma humanitare për zonat e përmbytura në Kolumbi

Më të lexuarat

Në 200 kuti ndihma humanitare ka kryesisht materiale mjekësore, materiale higjienike, mjete ndihmëse për të sëmurët, llamba me energji diellore, etj

MOCOA (AA) – Zyra e Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), ka nisur shpërndarjen e ndihmave humanitare në rajonet e përmbytura të Kolumbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndihmat e dërguara në rajonin, Mocoa, rajon ky i prekur nga përmbytjet, janë dorëzuar nga Koordinatori i TIKA-së në Bogota, Assoc. Dr. Mehmet Özkan dhe ndihmësi i tij me nënshtetësi kolumbiane, Nestor David Medina.

Ndërsa përgjegjësi i Sekretariatit Shëndetësor për rajonin Putumayo, i cili ka marrë në dorëzim ndihmat humanitare, në një fjalim të mbajtur ka thënë se ato mbartin një kuptim shumë të madh dhe falenderoi Turqinë për ndihmat e sjella.

Në 200 kuti ndihma humanitare ka kryesisht materiale mjekësore, materiale higjienike, mjete ndihmëse për të sëmurët, llamba me energji diellore, etj.

Numri i të vdekurve shkon në 321

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Risqeve dhe Fatkeqësive në këtë vend, (UNGRD), ka deklaruar se numri i personave që kanë humbur jetën nga kjo fatkeqësi ka shkuar në 321. Ndërsa ka theksuar se 120 prej tyre janë nën moshën 18 vjeç.

Agjencia thotë se 274 viktima i janë dorëzuar familjarëve të tyre, ndërsa nuk dha detaje mbi numrin e personave të humbur.

Shirat e rrëmbyeshëm në këto rajone kanë çuar në daljen nga shtrati të lumenjve Mocoa, Mulato dhe Sancoyaco. Ndërsa rrëshqitja e dherave në Mocoa të shtunën e kaluar çoi në zhdukjen nga harta të disa fshatrave.

Në rajonin Putumayo, kryeqyteti i të cilit është Mocoa dhe që ndodhet në zonën kufitare me Perunë dhe Ekuadorin, jetojnë rreth 45 mijë njerëz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit