10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Turqia kërkon nga Izraeli të mos pengojë zgjedhjet në Palestinë

Më të lexuarat

Turqia i bëri thirrje qeverisë izraelite t’i japë fund “qëndrimit të saj pengues” dhe të lehtësojë zgjedhjet palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme në një deklaratë tha se Turqia është e trishtuar nga lajmi që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale palestineze, të cilat ishin vendosur të mbaheshin për herë të parë që nga viti 2006 në vend, u shtynë si rezultat i takimit të mbajtur të enjten me pjesëmarrjen e grupeve palestineze.

Arsyeja kryesore për shtyrjen e zgjedhjeve, thuhet në deklaratë, është se Izraeli nuk iu përgjigj thirrjes nga administrata palestineze për të mbajtur zgjedhje në Kudsin Lindor dhe nuk lejoi mbajtjen e fushatës zgjedhore.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite të sigurojë që zgjedhjet palestineze të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur, të respektojë dispozitat e Marrëveshjes së Oslos II të vitit 1995 dhe t’i japë fund qëndrimit pengues”, theksohet në deklaratë.

“Nga ana tjetër, shpresojmë që vendimi i marrë për shtyrjen e zgjedhjeve nuk do të ndikojë negativisht në procesin e pajtimit ndër-palestinez, të cilit vendi ynë i jep shumë rëndësi dhe ne inkurajojmë të gjitha grupet palestineze të vazhdojnë të punojnë drejt unitetit dhe pajtimit”, thuhet më tej në deklaratë.

Palestina kishte planifikuar mbajtjen e zgjedhjeve legjislative më 22 maj dhe zgjedhjeve presidenciale më 31 korrik për herë të parë pas 15 viteve.

Presidenti i Palestinës, Abbas, tha se nuk do të mbajnë zgjedhje pasi Izraeli refuzon mbajtjen e tyre në qytetin e okupuar të Kudsit Lindor.

“Ne nuk do të shkojmë në zgjedhje pa Kudsin e okupuar. Unë dua zgjedhje në Kuds si në Bregun Perëndimor”, deklaroi ai në një fjalim televiziv.

Ai tha se pala izraelite nuk i kishte dhënë përgjigje kërkesës palestineze për hapjen e qendrave të votimit në Kuds “sepse nuk ka qeveri izraelite për të marrë një vendim të tillë”.

Megjithatë, ai theksoi se sapo Izraeli të lejojë zgjedhjet në Kuds, votimi do të mbahet “brenda një jave”. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit