15.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

“Turqia ka më shumë dëshmi për Gülenin se sa kanë pasur SHBA-të për Bin Laden”

Më të lexuarat

“Sot kemi mijëra herë më shumë dëshmi se prapa tenativës për puç qëndron Gülen, se sa që atëherë kanë pasur dëshmi SHBA-të për Osama bin Laden”, tha Bozdag

Turqia ka mijëra herë më shumë dëshmi se prapa puçit qëndron Fetullah Gülen, se sa që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur dëshmi për Osama bin Laden, deklaroi sot ministri i Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Bekir Bozdag, raporton Anadolu Agency (AA).

Bozdag ka folur në takimin që mbahet në kuadër të sesionit të 62-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Stamboll, ndërsa me këtë rast u përqendrua edhe në luftën kundër terrorizmit.

Ai theksoi se ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme që tregojnë se prapa tentativës për grusht shteti më 15 korrik, në vendin e tij, qëndron udhëheqësi i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen.

“Kur u sulmua Qendra Tregtare Botërore (WTC), SHBA-të përgjegjës për këtë e konsideruan Osama bin Laden. Ne sot kemi mijëra herë më shumë dëshmi se prapa tentimit për puç qëndron Gülen, se sa që atëherë kanë pasur dëshmi SHBA-të për Osama bin Laden”, tha Bozdag.

Ai tha se një pjesë e dëshmive tashmë janë dërguar në SHBA në pajtim me procesin rreth ekstradimit të Gülenit në Turqi, si dhe po punohet në mbledhjen e dëshmive të tjera.

“Në atë (se Gülen qëndron prapa grusht shtetit) nuk ka kurrfarë dyshimi. Dilni në rrugë në Turqi dhe pyetni këdo se “kush qëndron prapa tentimit të grusht shtetit”, pa marrë parasysh cilës palë i takon, secili do t’ju përgjigjet qartë”, theksoi Bozdag.

Joefikasitet në sferën e bashkëpunimit global në luftën kundër terrorizmit

Ai theksoi se lufta kundër terrorizmit paraqet problem global, duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit, qoftë brenda apo jashtë NATO-s.

“Nëse arrijmë të realizojmë këtë bashkëpunim, mendoj se mund gjithashtu të arrijmë t’i shkatërrojmë organizatat terroriste DEASH, PKK, FETO, PYD, YPG, por edhe çdo organizatë tjetër që vepron në cilindo vend. Nëse terrorizmi sot merr jetë njerëzish, atëherë kjo kontribuon për bashkëpunim joefikas dhe jo të plotë në nivel global”, tha ministri i Drejtësisë i Republikës së Turqisë, Bekir Bozdag.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit