“Dikur kishte një Turqi që, duke u marrë me çështje si shamia, flokët, mjekra dhe veshja, nuk arrinte të ndiqte atë që ndodhte në botë.
Për vite me radhë, prapambetjen e Turqisë ia lidhën vlerave fetare të këtij populli.
Ne iu kundërvuam këtij fanatizmi ideologjik.
Pa i dëgjuar ata që thoshin ‘ne nuk mundemi, ne nuk dimë’, duke besuar te bijtë e këtij populli dhe te mendjet e ndritura të këtij vendi, shpallëm një mobilizim të plotë në teknologji.
Dhe, falë Zotit, arritëm t’i korrim frytet e punës sonë në një kohë të shkurtër.
Sot, në pikën ku kemi arritur, jo vetëm që prodhojmë teknologjinë tonë, por edhe udhëheqim risitë dhe eksportojmë teknologjinë tonë në shumë vende të botës.
Duke thyer pengesat që na u vendosën përpara, po përparojmë fuqishëm në çdo fushë, po bëhemi legjendë dhe po ndërtojmë hap pas hapi një Turqi të re dhe të fortë.”
Rexhep Taib Erdogan
